Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
HP shpalos printerin e parë 42 inç Color Inkjet Web Press
#1
[Image: T400_338602517.png&size=article_medium]

HP gjatë ditës së sotme ka shpalosur printerin më të madh me ngjyra të kësaj industrie, duke sjellë kështu në pah një koncept të përpunueshmërisë masive në kuadër të printimit, dhe duke kombinuar veçoritë e personalizimit të printimit digjital me prodhim efikas të vëllimit të lartë.

Me një shpejtësi të pakrahasueshme prej 183 metrash për minutë, HP T400 Color Inkjet Web Press mund të printojë deri në 5,200 letra me kolor të plotë dhe të madhësisë gjegjëse – që është 44 për qind më shpejtë sesa zgjidhja më e mirë e mundshme prej konkurrencës.

HP ka bërë të ditur lajmin në zyrat e O’Niel Data Systems, një kompani për marketing dhe komunikim me bazë në Los Angeles që tani përdorë që të katër sistemet portofolit inkjet-web-press të HP – HP T200, T300, T350 dhe të riun T400.

HP gjithashtu ka shpalosur zgjidhje shtesë duke përfshirë një sistem të ri të njohjes magnetike të karaktereve të ngjyrës (MICR) dhe një medium të palës së tretë, si dhe zgjidhje për qarkullim të punës dhe për përfundim të saj. HP përveç kësaj do të ofrojë edhe një opsion të avancimit për konsumatorë nga HP T300 , në platformën më të shpejtë T350.

T400 pritet të bëjë një ndryshim të theksuar në shtypje më të shpejtë të librave dhe dokumenteve tjera për shtypshkronja (për shkak të natyrës së shfrytëzimit të printerit), dhe HP ka theksuar se do ta bëjë të gatshëm për konsumatorë më vonë gjatë këtij viti.
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Domethon per shpi ste koka :S ashtukshtu sta zen veni veq me vLer qe e ke qit ... ko me marr parasysh Wink !
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)