01-02-2021, 11:12 AM
![[Image: 09-Supersonic4.jpg]](http://www.koha.net/repository/images/09-Supersonic4.jpg)
Kompania amerikane “Patriot” ka prezantuar në panairin CeBIT pasardhësin e USB memories së shpejtë Supersonic, tani me performansa edhe më të larta. Supersonic Magnum është linjë e USB memorieve e cila vjen me kapacitet deri 128 GB, ndërsa kjo kompani blerësit potencialë nuk do t’i zhgënjejë as sa u përket performansave.
Memoria përkrah interfejsin USB 3.0, që në kombinim me kontrollorin 8-kanalesh i mundëson Supersonic Magnumit shpejtësi të leximit të të dhënave prej 200 MB/s dhe të shkrimit prej 110 MB/s. Çmimet tani për tani nuk dihen. “Patriot” ka prezantuar edhe versionet e SSD-ve të veta të bazuara në kontrollorin SandForce SF-2200, linjën e re Wilffire të zgjidhjeve me kapacitet deri 256 GB dhe shpejtësi të leximit dhe shkrimit të të dhënave prej 500 MB/s.
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


