01-01-2021, 06:25 PM
Divizioni i kompontenteve i Samsung ishte një prej stendave më tërheqëse për vizitorët e panairit të teknologjisë CeBIT, dhe këtu rol të madh pati njësia transparente LCD me madhësi 46 inç, e cila mund të thuhet se është e para e llojit të vet në tregun botëror.
E prezantuar para PC Advisor si “diçka argëtuese”, ekrani disi duket sikurse një dritare me elemente të ekranit që lëvizin përreth xhamit. Ju mund të shihni në ekran çdo gjë në formë të qartë, por ju gjithashtu mund të shihni edhe çka po ndodh prapa; ndoshta një pamje të bukur drejt qytetit.
Reflektimet në kuadër të CeBIT shkaktojnë konfuzion, megjithatë kolegu ynë David Price nga PC Advisor, thekson se modeli i krijuar nga Samsung aranzhohet mirë dhe mban elementet të duken qartë.
Ideja është e tillë që gjatë ditës ndriçimi të mos bëhet me ndriçim nga prapa, por me depërtimin e rrezeve të diellit drejt njësisë (paramendoni një dritare që shërben edhe si TV). Një përfaqësues i Samsung ka theksuar se 90% e konsumimit të rrymës së një LCD monitori thithe prej ndriçimit nga prapa, duke e bërë kështu këtë teknologji të re një faktor kyç në terme të reduktimit të kostos dhe ruajtjes së ambientit.
Në momentin që bie muzgu ekrani transparent mund të bëhet më pak i dukshëm por në këtë pikë ju mund të vëni në funksion ndriçimin nga prapa. Samsung gjithashtu ka demonstruar edhe dy anele solare që mund të ruajnë energji gjatë ditës dhe të vënë në funksion gjërat gjatë natës.
Zyrtarët e kësaj kompanie po mbajnë shpresa të larta për të ardhmen me teknologjinë e tyre dhe prodhimi në masë pritet që të fillojë gjatë këtij viti. Prototipi është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe detajet tjera ishin mjaft të mangëta – si rezolucioni apo edhe çmimi. Megjithatë pritet që pas disa javëve të kemi më shumë informata për ju. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




![[Image: logo.png]](http://www.android.com/images/logo.png)