Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Letërsia Shqiptare / Botërore & Enciklopedi
#1
Nga 3 libra ne ditë do ti qes përshkrimin një foto të librit si dhe çmimin sa kushton aj libër kuptohet nëse nuk shkeli ndonjë rregull

Librat kan me qenë në gjuhën shqipe por do të jenë nga letërsia Shqiptare , botërore dhe enciklopedi.

Eksod, Agim Polovina

[Image: eksod-agim-polovina.jpg]

Titulli: Eksod
Roman
Autori: Agim Polovina
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
f. 552
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-99927-47-36-6

Mbi librin
“Eksodi”, anija me të cilën ikën një grup hebrenjsh, të internuar nga anglezët në Qipro, më 1947. Pas vuajtjesh, kjo anije mbërin në tokën e premtuar, Palestinë. Roman ku ndërthuret pasioni, lufta, shpresa dhe dashuria. “Eksodi” është historia e luftës së një populli për të shkëputur nga rëra e shkretëtirës dhe nga urrejtja e njerëzve, një fije tokë.

Qmimi : 12.00 $ (Euro)


Streha, Wm Paul Young

[Image: streha-wm-paul-young.jpg]

Titulli: Streha
Origjinali: The Shack
Roman
Autori: Wm. Paul Young
Shqipëroi: Rashel Pengili
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2010
f. 268
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-41-69-6

Mbi librin:
Wm. Paul Yong u lind ne Kanada dhe është rritur në Guinenë e Re. Tashmë jeton në brigjet veriperëndimore të SHBA, me gruan dhe fëmijët.

Wm. Paul Yong e ka shkruar romanin "Streha" si dhuratë për fëmijët e tij. Kjo vepër arriti shumë shpejt në vendin e parë të klasifikimeve bestseller të New York Times-it, sepse pikëpyetjet që shtrohen në këtë roman, janë ato kryqëzime të cilat i dalin në jetë çdo qenieje njerëzore.

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak...

Nën ritme të gjalla, romani "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhembja është shpeshherë rruga e vështirë për të njohur vetveten.

Qmimi : 10.00 $ (Euro)


Enciklopedia ime e pare, Enciklopedi per femije

[Image: enciklopedia-ime-e-pare-enciklopedi-per-femije.jpg]

Titulli: Enciklopedia ime e parë
Origjinali: Encyclopedia First Reference for Young Readers
Gjinia: Enciklopedi për fëmijë
Autori: Anita Ganeri & Chris Oxlade
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.95 kg
ISBN: 978-99956-4147-4
Mbi librin

Me ilustrime shumëngjyrëshe dhe plot informacion, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël.

• Materiali fotografik i zgjedhur dhe i përpunuar me kujdes e bën këtë libër shumë tërheqës për fëmijët.
• Faktet, pyetësorët, lojërat dhe rubrikat ndërvepruese sjellin në mënyrë krejt të natyrshme informacionin e nevojshëm.
• Mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.

Qmimi : 23.00 $ (Euro)


Kto qmime jan sipas shtepis botuese SHTEPIA E LIBRIT ! shpresoj qe skom thy naj rregullore poashtu nuk i shes une vetem po ju informoj Smile
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
I kam lexuar keto 3 libra, ishin "marabixhoso" sic e thojn te hujat.Une mendoj se ky tregim perbehet prej 9 pjeseve ne pjes e par te pjeses se pare ne rreshtin e 1 tregohet 1 bukuri zyrtare e nje bukuroshe te quajtur gringo e tmerruar per shokun e saj adiaa dhe burrin ugly te quajtur luffy.Perfundon me nje ngjyrimi vjeshtore me mot te keq ku gringo qeperdhen me 1 ace ne 5 kps.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
I kam lexuar keto 3 libra, ishin "marabixhoso" sic e thojn te hujat.Une mendoj se ky tregim perbehet prej 9 pjeseve ne pjes e par te pjeses se pare ne rreshtin e 1 tregohet 1 bukuri zyrtare e nje bukuroshe te quajtur gringo e tmerruar per shokun e saj adiaa dhe burrin ugly te quajtur luffy.Perfundon me nje ngjyrimi vjeshtore me mot te keq ku gringo qeperdhen me 1 ace ne 5 kps.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)