05-20-2022, 08:10 AM
![[Image: 9d876117b7.jpg]](http://i3.lulzimg.com/9d876117b7.jpg)
Këtu mund të mësoni si ta formatizoni kompjuterin tuaj duke instaluar versionin më të ri të Windows 8 përmes USB-së. Windows 8 Consumer Preview është lëshuar para pak kohe për shkarkim në faqen zyrtare.
Gjërat që ju duhen:
Formati ISO i Windows 8, të cilin mund ta shkarkoni këtu.
WinUSB Maker [Vegël falas për përdorim]
Një USB [së paku 4 GB për versionin 32-bit dhe 8 GB për 64-bit]
Hapi i parë – Përgaditja e USB
Vendose në kompjuter
Formatizoje atë.
![[Image: 932368a58b.jpg]](http://i3.lulzimg.com/932368a58b.jpg)
![[Image: 1766b1db0e.jpg]](http://i3.lulzimg.com/1766b1db0e.jpg)
Hapi i dytë
- Shkarkojmë programin WinUSB dhe e depaketojmë, pas depaketimit e instalojmë, pas instalimit klikojmë më tastin e djathtë të mausit Run as Administrator.
- Pastaj hapeni programin dhe tek mjetet Functions klikoni ISO Image Bootable Disk, më poshtë zgjidheni opcionin Normal Detection Mode.
- Shfletoni në kompjuterin tuaj tek dokumentet në sektorin Downloads ose në Desktop, varet se ku drejtohen fajllat e shkarkuar dhe zgjidheni fajllin e shkarkuar Windows8-ConsumerPreview-32-bit-English.iso.
![[Image: cf11aad76f.png]](http://i3.lulzimg.com/cf11aad76f.png)
- Në fund zgjidheni USB tuaj dhe klikoni në opcionin Make it Bootable.
![[Image: c14d25e7a2.png]](http://i3.lulzimg.com/c14d25e7a2.png)
Pasi që ju shfaqet kjo dritare dialoguese, klikoni në butonin Yes.
![[Image: 7172f2426d.png]](http://i3.lulzimg.com/7172f2426d.png)
Ju tani mund ta ristartoni kompjuterin tuaj, të futeni në BIOS dhe të rregulloni opcionin për formatizim me USB, duke shkuar tek menyja Boot – Boot Device Priority dhe duke zgjedhur, Removable Devices, shtyp F10 dhe kompjuteri juaj do ti ruaj ndryshimet dhe do të ristartohet, pastaj mund të filloni më procesin e instalimit të Windows 8.
Një mësim të ngjashëm për Windows XP mund ta shikoni në forum./itshqip
Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com/formatizimi-i-windows-8-me-usb" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com/formatizimi-i-windows-8-me-usb</a><!-- m -->
![[Image: vloFgvK.gif]](http://i.imgur.com/vloFgvK.gif)
"If you get, give. If you learn, teach.”

