Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kualifikim online nga Britania e Madhe për ESWC
#1
Britania e Madhe do të zhvilloj një kualifikim të Counter-Strike për në Electronic Sports World Cup, që do të luhet online.

Javën e kaluar ne raportuam se Britania e Madhe nuk do të përfshi Counter-Strike në kualifikim, që mbahet me 19 dhe 20 Qershor në Bradford.

Sot, është njoftuar se do të ketë kualifikim online për Counter-Strike, që në bashkëpunim me theSGL do të zhvillohet online nga data 21 deri më 24 Qershor. Kualifikimi do të gjejë një ekip, i cili do të prezantojë Britaninë e Madhe në ESWC 2010, me shpenzimet e paguara si dhe akomodimin për këtë turne.

Kualifikimi do të luhet në single elimination bracket, në formatin best-of-three të mapave. Ekipet që duan të regjistrohen, do të mund t'a bëjnë këtë gjë duke u drejtuar nga theSGL, për të plotësuar kërkesat e nevojshme.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: