12-24-2020, 11:52 PM
![[Image: dyberthameshi%20atom%20n570.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_09/dyberthameshi%20atom%20n570.jpg)
Intel zyrtarisht paraqiti Atomin N570, procesor ky dybërthamësh për kompjuterët netbook i cili do të duhej të zëvendësoj modelin Atom N550 nga viti i kaluar. Procesori i ri ka takt pak më të lartë të punës perj 1.66 GHz, kontrolluesin njëkanalësh të memories DDR3, dhe bërthamën e integruar grafike si dhe një megabajt cache, por nuk mungojnë as teknologjitë karakteristike për këtë linjë të procesorëve.
Atom N570 më nuk përkrah Hyper-Threading, kështu që shfrytëzuesit më nuk kanë katër bërthama logjike sikurse në rastin e pararendësit por vetëm dy (fizike dhe logjike). Dizajni termal mbete në kufirin prej 8.5 W, e netbookët e parë të bazuar në Atom N570 në dërgesa shkojnë gjatë këtij muaji.


