Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Antec Kuhler H2O 620 (Ftohje me ujë)
#1
[Image: antec%20kuhler%20h20%20620.jpg]

Kompanitë Antec dhe Asetek kanë publikuar fillimin e bashkëpunimit në zhvillimin e sistemeve të ftohjes së kompjuterit me ujë. Asetek tashmë posedon një përvojë të madhe në dizajnimin e sistemeve të këtilla për prodhuesit OEMTermi OEM ka dy kuptime: (1) në formën e vet origjinale, OEM (origjinal equipment manufacturer) ishte kompania e cila furnizonte kompanitë tjera me pajisje të cilat ata mund të rishisnin apo përfshijnë në produktet tjera duke përdorur emrin e tregut të rishitësit. Për shembull, një prodhues i frigoriferëve sikurse që është Gorenje mund të ia shet frigoriferët e vet shitësit me pakicë siç është ETC për shembull të cilët mund ti shesin ata nën emrin e vet të tregut. Një numër i madh i kompanive, si furnizues të pajisjeve ashtu edhe rishitës, ende e përdorin këtë emërtim; (2) së voni, OEM përdoret për të iu referuar kompanive të cilat blejnë produkte apo komponent dhe i ripërdorin apo përfshijnë ato në produktet e rinj nën emër të vetin. , e zgjidhjet kryesisht i dedikohen shfrytëzuesve me kërkesa të larta dhe entuziastëve.



Produkti i krijuar nga bashkëpunimi i këtyre dy kompanive quhet Antec Kuhler H2O 620, modeli i parë nga linja e re e prodhuesve. Sistemi është i tipit të mbyllur dhe nga shfrytëzuesit nuk kërkon kurrfarë mirëmbajtje, ndërsa ka pompën nga Asetek që ka profil të ulët për të zënë sa më pak hapësirë dhe për të siguruar qarkullimin sa më të lirshëm të ajrit në shtëpizë.

Zgjidhja ka edhe gypat që lakohen lehtë dhe radiatorin me ventilator shpejtësia e rrotullimit të cilit rregullohet në mënyrë automatike në përputhje me temperaturën e punës, për efikasitet sa më të lartë dhe punë sa më të qetë. Shitja fillon kah fundi i muajit, e çmimi nuk është publikuar ende.
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)