Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
"TITANIC" një shekull nga mbytja
#1
100 vjet më parë anija me emrin “Titanic”, një gjigand i kohës i përshëndetur si mrekulli e luksit, fuqisë dhe stilit, rrëshqiti në ujërat e Belfastit nga kantieri i Harland-it mes zhurmës së fanfarave dhe brohoritjeve entuziaste të njerëzve së mbledhur për të parë nisjen e saj drejt portit jugor anglez të Southampton-it.
[Image: Titanic.jpg]
10 prilli i 1912-s ishte dita e udhëtimit drejt Nju Jorkut, e mbiquajtur “specialja e milionerëve”, anija drejtohej nga Edward J. Smith, apo “kapiteni i milionerëve”, sic i thonin ndryshe për shkak të popullaritetit të madh mes pasagjerëve të kamur.

2.224 vetë ishin në bord, më shumë se gjysma udhëtonin në klasin e tretë me shpresën të emigronin në Amerikë. Në listën e pasanikëve të klasit të parë, spikasnin emra si ai i biznesmenit të njohur amerikan John Astor dhe Benjamin Guggenheim, bashkëpronari i rrjetit të dyqaneve “Macy`s Isidor Straus” dhe manaxheri i linjës “White Star Line”, J.Bruce Ismay.

Katër ditë pas nisjes, orët e vona të mbrëmjes së 14 prillit, anija superluksoze goditi një ajsberg, episod i mbuluar sot e kësaj dite me mister edhe pse pranvera e atij viti konsiderohej një stinë e keqe jashtë të zakonshmes për ajsbergët.

Mëngjesin e 15 prillit, “Titanic” ishte përpirë nga uji duke marrë me vete 1.517 jetë. Më të prekurit, kuptohet, ishin pasagjerët e klasës së tretë. Nga 710 që ishin gjithsej, mbijetuan vetëm 174. 76% e anëtarëve të ekuipazhit vdiqën gjithashtu.

“Anija që nuk mund të mbytej”, siç u quajt për kohën, u fundos që në udhëtimin e parë. Për më shumë se 70 vjet, “Titanic” pushoi i patrazuar në fund të oqeanit. Pastaj në 1985-n, teknologjia e avancuar nënujore ndihmoi ekspeditën franko-amerikane të zbulonte vendndodhjen e tij.

Përpos të qënit subjekt i një numri të madh librash, anija fatkeqe ka frymëzuar edhe mjaft filma, përfshirë atë të James Cameron, një sukses i kurorëzuar me disa çmime Oscar.

Por interesi për tragjedinë e 15 prillit 1912 ka vazhduar të rritet dhe sende nga “Titanic” shfaqen rregullisht nëpër ankande ku shiten me çmime rekord. Mijëra artefakte janë nxjerrë nga fundi i oqeanit gjatë ekspeditave të shumta dhe prezantohen në eskpozita që bëjnë turin e botës.

Por anija e mbytur më e famshme e botës po shpërbëhet, thonë ekspertët. Ritmi i kalbjes është shpejtuar dhe 45.000 tonë metal janë në prag të kolapsit të plotë.
[Image: Titanic2.jpg]
Dy ditë më parë, u njoftua se “Titanic” mund të kalojë në mbrojtjen e UNESCO-s, sipas konventës së vitit 2001, që mbron vetëm anijet e mbytura mbi një shekull më parë.

Marre nga Top-Channel.tv Copyrights ©
Ku filizat e kti kopshti jan bim qe un i di , jan shije per mi shije qe un si marr merzi.
cit.DMC
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
ishalla e marin e rujn si 2 syt e ballit :lol:
[steamid]akson007[/steamid]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
qysh e di une edhe shqiptar ka pas Sad
[kujdes]Guli ju han për S'gjalli[/kujdes]
[copyright=http://www.sk-gaming.com/member/GuliLGC]http://www.sk-gaming.com/member/GuliLGC[/copyright]
http://www.facebook.com/anonymousguli
http://www.facebook.com/L0rdGAMING

kallzoju pleshtave qe po dojn mu shty dost me mu nuk kan shancc ...
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=IIIsveRu9vY[/youtube]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: