Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Veturë që mund ta ngasin edhe të verbrit
#1
[Image: f1_29vetura1333027558.jpg]

Motori kërkues më i njohur në botë “Google” ka zhvilluar një koncept të makinës e cila “ecën vetë” dhe që mund të ngitet nga të verbrit.

Pasi ka marrë patentën e projektit në fjalë që në vitin 2008, “Google” e ka testuar atë tek modelet e “Toyota Prius” dhe “Audi TT” dhe ka pasur sukses, transmeton Starti njoftimin.

Teknologjia përbëhet nga dy sensorë kryesorë, njëri sensor përcakton vendin ku ndalet makina dhe tjetri mundëson informacionin e duhur rreth vendit ku ndodhet makina dhe ku duhet të shkojë. Automjeti i pajisur me teknologjinë “Google”, lazera, kamera, lidhjen me internetin dhe radarët përcakton pikën ku do të shkojë, duke e regjistruar atë me GPS. Makina e ndjeshme ndaj ambientit përparon duke treguar kujdesin maksimal ndaj kushteve atmosferike, dritave të trafikut dhe makinave të tjera përreth. Automjetet tek të cilat është vendosur ky sistem kanë përfunduar me sukses testin në një ngasje 320 mijë km.

Shoferi i parë i verbër i makinës që ecën vetë ka qenë drejtori i qendrës së të verbërve “Santa Clara”, Steve Mahan. Sytë e Mahan kanë humbur 95 % të shikimit. Në videon e fundit të publikuar nga “Google” shihet Mahan i cili po nis makinën “Toyota Prius” të pajisur me teknologjinë e fundit të “Google”-it. Pasi merr porosinë e tij në një lokal fast fondi, Steve Mahan mund të hajë ushqimin e tij ndërkohë që makina ecën vetë. Më pas ai merr rrobat në pastrimin kimik dhe kthehet në shtëpi.

Megjithëse testet e drejtimi së makinës zhvillohen në Kaliforni, në Nevada po bëhet gati një vend testimi i veçantë për makina të tilla. Këto vende mundësojnë teste më të sigurta dhe të ligjshme të makinave. Inxhinierët e “Google”-it pohojnë se testet do të vazhdojnë dhe se ekzistojnë akoma shumë probleme për t”u kaluar.


Burimi:
Koha.Net
K O B A
Daut Berisha

Code:
http://www.youtube.com/watch?v=w5Y_TPfoJOs
Code:
http://www.youtube.com/watch?v=GuHbzoLAelM
Code:
http://www.youtube.com/watch?v=r6_duu_H77s
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
weeeeeeeeee qikjo koka per mu qudit
[steamid]akson007[/steamid]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
hahahahahahh qfar seni i fort :A
new of the world
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Qfar Seni i fort OMG
[Image: 959c7a13f3.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: