Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Njeriu me i pafat ne bot.
#1
Kur banorët e një fshati në Spanjë dolën vrullshëm në rrugë pasi ishin fatlumët e një xhekpoti të lotarisë prej mbi 700 milion euro, mes tyre mungonte vetëm njëri. Kjo pasi nga fshati me rreth 250 banorë, vetëm ai nuk kishte blerë biletë.

Regjisori Costis Mitsotakis, që jeton në periferi të Sodeto-s, ishte i vetmi nga banorët e 70 shtëpive që nuk do të marrë para nga lotaria. Me një biletë prej 5 euro ia mund të kishte fituar afërsisht 100 mijë euro. Mitsotakis, me origjinë nga Greqia, kishte shkuar të jetonte në këtë fshat pasi kishte rënë në dashuri me një grua, shkruan e përditshmja amerikane Nju Jork Tajms.

Nëse dikujt i shkon në mendje shprehja se “kush ka fat në dashuri nuk ka fat në lotari”, kjo nuk është e vlefshme për këtë rast. Kjo pasi ai është ndarë edhe nga e dashura për të cilin kishte ardhur të jetonte në këtë fshat. Por të paktën në fund të fundit ai pati një ngushëllim, pasi një nga fqinjët e tij, i bleu një pjesë të tokës që kishte nxjerr në shitje.

Lotaria spanjolle “El Gordo” kishte në total 1 800 bileta fituese. Një biletë kushton 20 euro por ajo mund të ndahet në katër pjesë ku me atë mund të luajnë katër persona. Banorët e Sodetos, kishin blerë biletat që nisnin me numrin 58 268 – përveç Mitosotakis. Banorët që kishin blerë një biletë të vetme fituan nga 100 mijë euro ndërsa ata që kishin marrë më shumë u bënë milionerë. Në total banorët e Sodeto-s morën rreth 120 milion euro nga 730 milion që ishte çmimi i xhekpotit. Pjesa tjetër shkoi për qytezën Granen, e cila ishte afër me fshatrat e ngjitur me Sodeto-n.

Një familje zbuloi se djali i tyre kishte dy bileta të cilat kishte harruar se i kishte blerë. “Vazhdoja të thoja: Kërkon për të tjera, kërko për të tjera”, shprehet nëna e tij.

Lotari “El Gordo” – më e madhja në Spanjë – luhet që prej vitit 1812 është aq popullore sa njerëzit marrin pushim për të parë hedhjen e lotarisë, e cila zhvillohet në mëngjes.


<!-- w --><a class="postlink" href="http://www.albeu.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.albeu.com</a><!-- w -->
miamiheat JAMES6.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
move to kuriozitete Kqyr mir ku po i poston Angry
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Sad mfalni
miamiheat JAMES6.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
haram paret i kan qa pi vyjin
[Image: 2eujuh0.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)