11-14-2021, 09:38 AM
![[Image: f.0121191651202_m.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0121191651202_m.jpg)
Kisha suedeze vendosi të tërheqë më shumë të rinj duke lejuar që gjatë meshës të lëshojnë muzikë tekno. Meshat moderne në kishën e Shenjtorëve në Stokholm janë ide e priftit Ollea Idestroma.
Idestroma tha se tekno meshat janë mënyrë e mirë për të parandaluar largimin e besimtarëve nga kisha dhe për të tërhequr sa më shuam të rinj që të vijnë në kishë.
E tërë ceremonia përbëhet prej meshës standarde, ndërsa këngët kishtare janë zëvendësuar me muzikë moderne.
Kjo lloj meshe u bë e popullarizuar te të krishterët e rinj të cilët edhe vallëzojnë në kishë. /Telegrafi/

