Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Top 20 lojtarët e vitit 2010: roman(15)
#1
Ekipi i prekur nga tragjedia i mousesports pati disa rezultate të shkëlqyera në pjesën e parë të vitit dhe ylli i tyre Roman "roman" Ausserdorfer ishte forca drejtuese prapa suksesit. Kjo reflektohet në listën tonë të Top 20 lojtarëve të vitit 2010 pasi ai merr pozitën e 15-të.

Informacion bazë

[Image: 1263756077.89.jpeg]

Lojtari: [Image: de.gif] Roman "roman" Ausserdorfer
Ekipi: [Image: de.gif] mousesports
Mosha: 24

Arritjet ekipore në 2010:

1st - IEM4 European Championship Finals, EPS Germany 16, EPS Germany 17
2nd - Arbalet Cup Dallas

Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:

Vrasje për rund: 0.75
Vdekje për rund: 0.63
Vlerësimi: 1.12
Mapat e luajtura: 43
Njeriu i ndeshjes: 10 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: [Image: de.gif] IEM4 World Championship
Mapi më i mirë: de_inferno
Statistika më e rëndësishme Fraggeri më i mirë në IEM4 Euro Championship Finals (296 vrasje)


Roman "roman" Ausserdorfer kaloi të gjithë vitin 2009 në Alternate dhe ishte konsideruar si lojtari më i mirë gjerman për një kohë. Ai kishte fituar 3 çmime MVP në German ESL Pro Series si dhe çmimin Rookie of the Season në vitin 2004. Kur rivalët më të mëdhenj të Alternate, mousesports njoftuan në dhjetor të 2009 që ata do të nënshkruajnë me të, përbërja e tyre e re u dukë shumë e frikshme dhe ishin parashikuar gjëra të mëdha nga Ausserdorfer dhe ekipi në 2010.

Fillim ëndërrash për mousesports

Në janar, Ausserdorfer ishte gati për debutimin e tij për mouseports në IEM4 European Championship Finals në shtëpinë e tyre në Brühl. Kjo do të kthehej në fillimin më të mirë të mundshëm pasi ata arritën të përfundonin në vendin e parë, duke mposhtur ekipe si KerchNET ( Na`Vi i tanishëm), SK Gaming dhe fnatic. Kontributi i Ausserdorfer për të fituar titullin e tij të parë me ekipin e ri ishte i pamasë, veçanërisht kur ishte më me rëndësi, pasi ai u dallua në secilën nga përballjet e tyre në playoff. Së pari, ai ishte lojtari më i vlerësuar i mousesports në fitoren e tyre në dy mapa kundër KerchNET. Menjëherë pas kësaj, performanca e tij më mbresëlënëse u zhvillua në mapin e dytë të semi-finales kundër SK, ku ai pati rezultatin 30-11, duke bërë një lojë të pabesueshme gjatë gjithë ndeshjes. Dhe në fund, ai ishte gjithashtu lojtari më i vlerësuar i ekipit të tij në finalen e ngushtë kundër fnatic. Ausserdorfer përfundoi turneun me vlerësim 1.11 (1.19 në playoff), ai ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij në përgjithësi dhe ai luajti shkëlqyeshëm në ndeshjet e mëdha, kështu që e gjitha kjo duhej të ishte e mjaftueshme për ta mbështetur emërimin e tij MVP të këtij turneu, edhe pse çmimi nuk ishte dhënë kurrë zyrtarisht.

[Image: 1263798447.02.jpeg]

Turnei i radhës për mousesports ishte IEM4 World Championship, ku ata tani ishin favoritët kryesor. Megjithatë, këtë herë ata u ndalën nga Na`Vi në fazën dëbuese të playofitt pas një tjetër takimi të ngushtë. Ausserdorfer ishte sërish njëri nga lojtarët më të mirë të turneut me vlerësim 1.17 (lojtari i 5-të më i vlerësuar në përgjithësi), me disa ndeshje mbresëlënëse kundër emrave të mëdhenj si mTw dhe EG.

Në maj, ata udhëtuan jashtë vendit për të parën herë, për të marrë pjesë në Arbalet Cup Europe në Stockholm, Suedi. Ata u ndalën në fazën e dytë të grupeve, duke qëndruar prapa fnatic dhe mTw, derisa Ausserdorfer edhe njëherë performoi mirë. Ai ishte lojtari më i vlerësuar i ekipit të tij dhe ishte vlerësuar mbi 1.00 në 5 nga 6 ndeshjet e tyre.

Në ndërkohë, Ausserdorfer prezantoi Gjermaninë në ASUS European Nations Cup gjatë fazës online, ku ekipi nuk kaluan grupet. Ausserdorfer ishte lojtari i dytë më i vlerësuar nga vendi i tij me vlerësim 1.06 dhe shfaqi disa performanca të shkëlqyera gjatë rrugës.

Në qershor ai ishte emëruar MVP i EPS Germany për të 4-tën herë në karierën e tij. Ai shkëlqeu gjatë fazës online të sezonit të 16-të si dhe më vonë në LAN finals, ku ai ndihmoi ekipin për të fituar titullin e tyre të 5-të radhazi, përderisa ai përfundoi turneun me një vlerësim mbresëlënës 1.34.

ESWC në Francë erdhi dhe mousesports u ndalën sërish në fazën e dytë të grupeve, këtë herë prapa mTw dhe Frag eXecutors. Megjithatë, Ausserdorfer pati një vlerësim të shkëlqyer 1.25 në turne, duke shkëlqyer veçanërisht në ndeshjen e tyre 15-15 kundër EG , ku ai vendosi rezultatin personal 31-19.

Dy javë më vonë, gjermanët udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në Arbalet Cup Dallas. Pas një faze të dobët të grupeve, ata sulmuan përmes playoffit dhe në finale, ku ata u mposhtën nga Na`Vi. Ausserdorfer nuk funksionoi në suksesin e tyre të dytë të madh sikur që bëri në të parin, por ai akoma pati një turne të mirë individual me vlerësim 1.08. Performanca e tij më e mirë ishte në ndeshjen e tyre të fazës së grupeve, që duhej të fitohej patjetër kundër Area51, ku ai pati rezultatin 35-16, duke siguruar fitore që i solli ata në playoff pas humbjes nga Evil Geniuses më herët.

[Image: 1279484964.07.jpeg]

Pas kthimit të tyre në Evropë, Ausserdorfer nuk kishte mundësi të merrte pjesë në GameGune me ekipin e tij përshkak të obligimeve në punë dhe mousesports përfunduan atë turne vetëm në vendin e 7/8-të.

Vdekja tragjike e Antonio "cyx" Daniloski

Kur mousesports do të merrnin pjesë në IEM5 Global Challenge Shanghai në fund të korrikut, njëri nga lojtarët e tyre, Antonio "cyx" Daniloski tragjikisht humbi jetën e tij në një aksident me veturë. Kjo natyrisht bëri që ekipi të tërhiqeshin, jo vetëm nga ky turne, por gjithashtu nga pjesa tjetër e turneve ndërkombëtar në vitin 2010.

Ekipi mori pjesë në ligat online duke përdorur lojtarin e tyre rezervë, Christian "Blizzard" Schmiel si lojtarin e 5-të, duke fituar një tjetër titull në EPS Germany, të 6-tin radhazi, derisa Ausserdorfer pati një tjetër sezon të mrekullueshëm individual, duke përfunduar me vlerësimin 1.24. Ata gjithashtu morën pjesë në IEM5 European Championship, duke përfunduar grupin e tyre në vendin e dytë pas Lions, por më pas duke mposhtur Playzone.fi në fazën e dëbimit, që i siguroi atyre një vend në Kiev për Finals të këtij turneu. Ausserdorfer luajti mjaft mirë në këtë turne, duke pasur vlerësimin 1.17 në fund.

Menjëherë u bë yll i ekipit

Në 2010, Ausserdorfer fitoi 1 titull ndërkombëtar, 2 tituj në German EPS dhe pati vendin e 2-të në Arbalet Dallas. Sa i përket çmimeve individuale, ai ishte jozyrtarisht MVP i IEM4 European Championship Finals dhe zyrtarisht MVP i EPS Germany 16.

Ai gjithashtu nuk pati asnjë turne të dobët, duke pasur vlerësim më të madh se 1.00 në secilin nga 5 turnet kryesor ku ai mori pjesë. E gjithë kjo, plus duke luajtur mirë në disa ndeshje kruciale për ekipin e tij, e bëjnë atë pjesë të Top 20.

Çfarë të pritet në 2011?

Ausserdorfer ishte lidhur me zërat për pensionim në fund të 2009 para se t’i bashkohej mousesports, por ai tani ka nënshkruar për një vit tjetër me ekipin, edhe pse bashkëlojtarët e tij Fatih "gob b" Dayik dhe Navid "Kapio" Javadi vendosën të mos vazhdojnë. Përbërja për vitin 2011 duket shumë ndryshe krahasuar me atë të mëparshmën, por një gjë është e sigurt, mousesports do të kenë nevojë që Ausserdorfer të mbajë motivimin e tij lartë dhe të performoj në më të mirën e tij nëse ata duan të kenë sukses ndërkombëtar.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
o roman he p9 edhe t'thojsha ...
qifsha kanterin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)