10-24-2020, 11:40 AM
Në pjesën e parë të serisë sonë për Top 20 lojtarët e vitit 2010, kemi shikuar performancat e lojtarit të fnatic, Harley "dsn" Örwall, meqë ai merr pozitën e 20-të.
Informacion bazë
![[Image: 1270843260.08.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2543-medium/1270843260.08.jpeg)
Lojtari:
Harley "dsn" Orwall
Ekipi:
fnatic
Mosha: 24
Arritjet ekipore në 2010:
1st - Arbalet Cup Europe, GameGune 2010, IEM5 GC Shanghai, KGC #2
2nd - IEM4 World Championship, IEM4 European Finals, MSI BEAT IT, DSRack LAN #3, EPS Nordic II
3rd - Arbalet Cup Best of Four, e-Stars (also won the Continental Cup as part of Team West)
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.74
Vdekje për rund: 0.62
Vlerësimi: 1.09
Mapat e luajtura: 132
Njeriu i ndeshjes: 11 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë:
IEM4 European Finals
Mapi më i mirë: de_nuke
Statistika më e rëndësishme: I dyti për vrasjet me awp (746)
Örwall iu bashkua fnatic në tetor 2005, pasi kishte luajtur si zëvendësim për ta në CPL Singapore dhe vetëm disa muaj më pas ai ishte emëruar kapiten dhe ishte lejuar të krijonte një ekip të ri. Që atëherë ai ka parë disa lojtarë që vinë dhe shkojnë, por ai gjithmonë ka qëndruar dhe e ka rindërtuar ekipin (së bashku me cArn). Por më e rëndësishmja, ai vazhoi të përformoj vit pas viti, duke mos e lënë asnjëherë ekipin e tij.
2010 nuk ishte ndryshe për atë në lidhje me performancën individuale, edhe pse ai ishte, më shpesh sesa jo, i lënë nën hije nga tani ish-bashkëlojtarët e tij GeT_RiGhT, f0rest dhe në gjysmën e dytë të vitit, Gux.
Formë e shkëlqyer në fillim
Turnei i parë kryesor i vitit në janar, IEM4 European Finals, shkoi shkëlqyeshëm për Örwall, pasi ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i turneut me një vlerësim mbresëlënës 1.30 dhe ishte awperi i 5-të më i mirë me 0.26 awpKPR (vrasje për rund me awp). Megjithatë, pavarësisht performancës së tij, që rezultoi të ishte turneu i tij më i mirë individual në 2010, fnatic u mundën në finale nga mousesports.
Dy muaj më vonë, ndoshta turneu më i madh i vitit erdhi - IEM4 World Championship. Örwall ishte edhe njëherë në kulmin e lojës së tij, veçanërisht në fazën e grupeve dhe në semi-finale kundër SK. Ai përfundoi si lojtari i 10-të më i vlerësuar i këtij turneu, ndonëse vendi i parë nuk u arritë përsëri duke iu falenderuar Na`Vi.
![[Image: 1267554789.13.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2497-medium/1267554789.13.jpeg)
Dy Arbalet Cups - Best of Four dhe Europe - të zhvilluara në prill dhe në maj, por Örwall pati një rënie në formën e tij në atë kohë. Megjithatë, ai luajti shkëlqyeshëm në finale të Arbalet Cup Europe, duke ndihmuar fnatic të arrijnë titullin e tyre të parë të vitit pasi mposhtën Na`Vi.
Ai ngriti formën e tij në DreamHack Summer, ku ai ishte awperi më i mirë dhe vazhdoi në ESWC si awperi i 3-të më i mirë, por fnatic nuk lanë gjurmë, duke u eleminuar nga të dy turnet në çerek-finale.
Pas ndryshimit në përbërje
Pas këtyre turneve të pasuksseshëm, fnatic vendosën të bëjnë ndryshime në përbërje dhe e kthyen në ekip Gux, lëvizje e cila nënkuptone që Örwall tani do të zbriste në vendin e 4-të për fraggerin më të mirë të ekipit. Kjo u vërtetua të ishte e drejtë menjëherë në turneun e tyre të ardhshëm GameGune, por kjo nuk do të thotë se ai do të përformoj keq, pasi ishte kishte një vlerësim mjaft të mirë 1.13 dhe ishte një nga awperët më të mirë. Ai gjithashtu tregoi edhe njëherë që ai mund të përgjigjet kur nevojitet më së shumti me performancën e tij në mapin e parë të finales kundër Frag eXecutors, duke vendosur rezultatin 35-24 në dy vazhdimet e tyre në de_train.
![[Image: 1279991923.18.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2784-medium/1279991923.18.jpeg)
Turneu i tyre i radhës ishte IEM5 Global Challenge Shanghai, ku Örwall nuk ishte shumë mbresëlënës, por përsëri tregoi performancë të mirë kur ajo ishte mëse e nevojshme. Ne semi-finalen historike 2-ditore kundër Na`Vi, pas humbjes së mapit të parë, Örwall tregoi tjetër performancë të nivelit të lartë. Ai vrau kundërshtarët 17-4 dhe përfundoi me rezultat 37-26 në një ndeshje që fnatic e fituan pas vazhdimeve. Kjo i mbajti ata në lojë, të cilën ata e kapitalizuan në ditën tjetër, pasi fituan mapin e 3-të të semi-finales dhe përfundimisht turneun.
e-Stars ishte ndalesa e tyre e radhës dhe ishte një tjetër turne i mirë për Harley, pasi ai ishte lojtari i 6-të më i vlerësuar dhe pati më së shumti vrasje me awp. MSI BEAT IT erdhi dy javë më vonë dhe Örwall pati një turne mesatar, ndonëse ai sërish dha një shkëndijë në finale kundër Evil Geniuses, me rezultat 39-29 në mapin e dytë, që i mbajti fnatic në lojë, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme pasi ata humbën mapin e tretë.
Destinacioni i tyre i radhës ishte Danimarka në mes të tetorit, për dy turne - DSRack #3 dhe KGC #2. Örwall luajti mirë në të dyja, duke u vlerësuar i 7-ti dhe i 8-ti, respektivisht. KGC #2 ishte turneu i tij personal më i mirë duke konsideruar statistikat për awp, pasi ai pati 0.33 awpKPR dhe e përdori "të gjelbërten e madhe" për 42% të vrasjeve të tij. Kjo kryesisht në saje të performancës së tij në finale kundër Full-Gaming, ku ai mbyti danezët 43-13 gjatë tri mapave, duke ndihmuar fnatic të fitojnë atë ndeshje tepër të ngushtë dhe të hakmerren për humbjen në finale të DSRack #3 disa ditë më parë.
WEM erdhi në nëntor dhe ishte për fnatic, ashtu si edhe për Örwall, turneu më i keq i vitit. Ata humbën të dy ndeshjet e tyre, duke përfunduar në vendin 7/8-të dhe ai ishte lojtari me vlerësimin më të ulët. Në turneun e fundit të madh të vitit, DreamHack Winter, ne pamë Örwall që kishte ngritur formën e tij sërish, pasi ishte lojtari i 5-të më i vlerësuar në turne. Ai gjithashtu pati awpKPR të shkëlqyeshme (0.28) dhe ishte, për të parën herë në vit, lojtari më i vlerësuar në ekipin e tij. Megjithëse, kjo solli pak sukses, pasi ata edhe njëherë humbën në çerek-finale nga Na`Vi.
![[Image: 1290725887.01.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3116-medium/1290725887.01.jpeg)
Ndërkohë, EPS Nordic III dhe IEM5 European Championship po zhvilloheshin online. Në ligën Nordic, ai nuk shkëlqeu shumë, me përjashtim të ndeshjes kundër mTw, ku na solli neve një nga momentet më të mira të vitit. Në IEM5 ai luajti më mirë, duke e përfunduar fazën e grupeve me vlerësim 1.30 dhe si lojtari më i mirë i fnatic. Ai luajti veçanërisht mirë kundër spanjollëve të Wizards, duke regjistruar vlerësimin e tij më të lartë të vitit në përballjen e tyre në de_nuke – 2.45.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cwprVMHiND4[/youtube]
Çfarë u tha më lartë?
Örwall luajti mirë gjatë pjesës më të madhe të vitit, me vlerësime mbi 1.00 në 12 nga 14 turneut kryesor LAN ku ai mori pjesë. Ai ishte një nga awperët më të mirë të vitit, me 746 vrasje (I dyti; 224 më shumë se përcjellësi i tij i parë). Edhe pse ai mori pjesë në më shumë turne se disa lojtarë të tjerë, duke shikuar statistikat mesatare për awp, ai ishte renditur i 7-ti, por është akoma pjesë elitës botërore me 0.21 vrasje me awp për rund.
Ai fitoi katër tituj, pati pesë vende të dyta dhe tri të treta. Edhe pse ai ishte vetëm lojtari i 4-të më i mirë i fnatic në fund, ata ishin akoma ekipi i dytë më i mirë i vitit 2010. Pavarësisht statistikave të përgjithshme të mira, veçanërisht me awp, prezenca e tij ishte vendimtare në disa ndeshje të rëndësishme. E gjithë kjo e bënë atë një kandidat të denjë për Top 20, ndonëse fakti që ai nuk fitoi asnjë çmimin individual do t'i jap përparësi disa lojtarëve të tjerë në renditje dhe do ta mbajë atë në numrin 20.
Çfarë përmban 2011 për dsn?
Ai do të hyjë në vitin e tij të 6-të si kapiten i fnatic, edhe njëherë me ndryshime në përbërje dhe për të parën herë pa Patrik "f0rest" Lindberg. Gjithashtu për të parën herë, ai nuk do të jetë awperi kryesor i ekipit, pasi kjo pozitë do të kalojë te Marcus "Delpan" Larsson, kështu që Örwall do të duhet ta përshtat stilin e lojës për t'u akomoduar me përbërjen e re. Se si do të ndikojë kjo në performancën e tij mbetet për t'u parë.
Informacion bazë
![[Image: 1270843260.08.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2543-medium/1270843260.08.jpeg)
Lojtari:
Harley "dsn" OrwallEkipi:
fnaticMosha: 24
Arritjet ekipore në 2010:
1st - Arbalet Cup Europe, GameGune 2010, IEM5 GC Shanghai, KGC #2
2nd - IEM4 World Championship, IEM4 European Finals, MSI BEAT IT, DSRack LAN #3, EPS Nordic II
3rd - Arbalet Cup Best of Four, e-Stars (also won the Continental Cup as part of Team West)
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.74
Vdekje për rund: 0.62
Vlerësimi: 1.09
Mapat e luajtura: 132
Njeriu i ndeshjes: 11 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë:
IEM4 European FinalsMapi më i mirë: de_nuke

![[Image: 76561198060309084.png]](http://steamsignature.com/status/english/76561198060309084.png)