09-28-2021, 09:52 AM
![[Image: 3_0_kristmas.jpg]](http://s11.postimage.org/6i44lymnn/3_0_kristmas.jpg)
Ky poster është pjesë e një fushate që inkurajon gratë që të marrin pilulat e emergjencës pasi të ketë mbaruar sezoni i festave. Ajo është pjesë e një fushatë nga Shërbimi Këshillimor për Shtatzënitë në Britani, që po tenton të reduktojë numrin e shtatzënive të padëshiruara që rriten tradicionalisht në këtë periudhë të vitit. Fushata përfshin shpërndarjen e posterave me fjalën ‘seks’ të shkruar me dritat e Krishtlindjeve. Sipër shkruhet “A jeni eksituar këto Krishtlindje?”.
Në rast të plotësimit të një formulari dhe pas një interviste të shkurtër, ky shërbim do u ofrojë pilulën e emergjencës falas. Ajo përdoret për të ndaluar shtatzaninë pasi është kryer marrëdhënia seksuale.



![[Image: oY8lLe2.png]](http://i.imgur.com/oY8lLe2.png)