Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si të shpejtosh Firefox-in duke përdorur RAM memorien për ca
#1
[Image: firefoxlogo-1289480166.jpg]

Të gjithëve mbase na pëlqen që të kemi një shpejtësi më të madhe gjatë lundrimit në Internet. Shfletusë të ndryshëm mundohen që të ofrojnë shërbime sa më cilësore rreth kësaj çështje.

Njëri ndër shfletuesit mjaft të përhapur është edhe Firefox. Firefox është mjaft i mirë për shkak se edhe është softuer i lirë (ang. free software) jo vetëm për pagesë, por në kuptimin e lirisë për kopjime, shpërndarje, ndryshime etj.

Sot do të ju tregoj se si të shpejtoni Firefox-in duke lëvizur të dhënat e fshehta (ang. cached data) në RAM. Kjo mund të shkaktojë përmirësimin e kohës për hapjen e faqeve.Për ta bërë këtë nuk është ndonjë punë e vështirë. Këtë e bëjmë me disa hapa:

Shkruani about:config në shiritin e adresës dhe shtypni I’ll be careful, I promise!

Shkruani browser.cache në hapësirën e bardhë lart;
Shtypni dy herë browser.cache.disk.enable dhe kështu ia ndërroni vlerën në të pavërtetë: false;
Shtypni dy herë browser.cache.memory.enable dhe kësthu ia ndërroni vlerën në të vërtetë: true;
Shtypni me të djathtën e miut diku në atë dritare dhe zgjedhni > New > Integer; Shkruani browser.cache.memory.capacity; shtypni OK
Vlera që do të shkruhet në këtë vend varet nga madhësia e memories RAM që keni. Nëse keni një sasi të madhe të kësaj memorie, atëherë kjo do të ishte e mirëseardhur për ta shkruar ndonjë vlerë p.sh. 100 000 (që paraqet 100 megabyte). Por unë e pëlqej të shkruaj -1 pasi që kjo i lë Firefox-it të zgjedhë sasinë e RAM memories që do të përdorë në varshmëri nga madhësia e RAM-it që keni. Shtypni OK
Mbyllni tërë shfletuesin Firefox dhe rifillojeni atë.

Ju mund të shikoni veprimtarinë e memory cache duke shkruar about:cache në shiritin e adresës.

Shkruani në komente nëse kjo mënyrë shkaktoi ndryshime në shpejtësinë e Firefox-it.
J U V E N T U S <3
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: