Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Po afrohet fundi i video daljeve analoge
#1
Kompanitë udhëheqëse teknologjike paralajmërojnë ndërprerjen graduale të përkrahjes për video daljet analoge brenda pesë viteve të ardhshme. Kompanitë, siç dhe mund të pritej, deri në vitin 2015 synojnë të ndëpresin imeplementimin e video ndërfaqeve të vjetra në produktet e veta, që ka të bëjë me LVDS-në, VGA-në dhe DVI-në.
[Image: 390x292-images-stories-2010_49-fundi-per...naloge.jpg]
AMD planifikon të filloj të eliminoj daljet VGA dhe LVDS nga disa produkte në vitin 2013, e deri më 2015 kjo duhet të vlej për të gjitha produktet e kompanisë, duke përfshirë edhe përkrahjen për DVI-I. Të ngjashme janë edhe planet e Intelit, e këtë kalim në teknologjitë moderni e përkrahin edhe shumë kompani tjera sikurse që janë Samsung dhe LG.

Shfrytëzuesve në dispozicion do të ju mbeten DisplayPort dhe HDMI, por përkrahja për standardet e vjetra ende do të jetë e mundur përmes adaptuesve të posaçëm.
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: