Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
pita transferohet te fnatic
#1
Faruk "pita" Pita është lojtari i pestë në fnatic, pas transferimit nga shtëpia e tij e fundit RAGE, në përbërjen e re të fnatic.

Ekipi suedez dje njoftoi ndryshimet, kur i dha lamtumirën Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Patrik "f0rest" Lindberg, të cilët iu bashkuan SK Gaming, si dhe Rasmus "Gux" Ståhl që tani është si lojtar i lirë. Raportet në mbrëmjen e të hënës treguan se ish-lojtari i MYM, Marcus "Delpan" Larsson do t'i bashkohej radhëve të fnatic, e cila të martën u bë realitet. fnatic gjithashtu morrën Richard "Xizt" Landström, i cili la Lions për një vend në fnatic.

fnatic megjithatë nuk e zbuluan lojtarin e tyre të fundit, edhe pse gishtat ishin drejtuar kah Niklas "niko" Johansson dhe Christoffer Sunde "Sunde" kur thashethemet e para u përhapën, por asnjë nga ato nuk doli të ishte e vërtetë.

Në vend të kësaj, në skuadër do të jetë boshniaku Faruk "pita" Pita, që u nda nga RAGE, në mënyrë që të bashkohet me fnatic. Pita, i cili është edhe një tjetër talent nga organizata suedeze Begrip, kishe paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare me ekipin, kur ata arritën të mposhtnin SK Gaming në IOL Finals, ndërsa më vonë kaloi te MYM.

[Image: 1263561198.58.jpeg]

"Sot është një ditë e mrekullueshme. Kush kishte menduar se kjo ditë do të jetë ajo kur unë do të filloja të luaj sërish. Mundësia për të luajtur me idhujt siç janë cArn dhe dsn, të bënë të mendosh se je akoma duke ëndërruar.

Edhe ribashkimi me shokun tim të vjetër të ekipit, Delpan është diçka që unë vërtetë e kam kërkuar dhe duke luajtur me një nga talentët më të mirë suedez sot, Xizt. Unë mund të shkruaj një libër të tërë në lidhje me atë që jam duke e ndjerë tani, por për t'ju kursyer juve adhurues që të mos flini derisa e lexoni këtë, unë do të flasë shkurt: Do të doja të falenderoja lojtarët e FnaticMSI dhe gjithashtu sponzorët MSI, Steelseries, Bigfoot networks, UGAME dhe SLAPPA për mundësinë. Unë do të bëjë gjithçka në fuqinë time për ta mbajtur fnatic në një pozicion të qëndrueshëm dhe t'i vërtetoj botës se fnatic do të dominojnë në vitin 2011" - tha Pita në deklaratën për fnatic.com.


Përbërja e finalizuar e fnatic tani duket si vijon:

[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sättermon
[Image: se.gif] Harley "dsn" Örwall
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landström
[Image: ba.gif] Faruk "pita" Pita

Lëvizja për Pita gjithashtu e ribashkon atë me Larsson, pasi të dy luajtën së bashku për MYM në 2009, duke u renditur në vendin e dytë në Global Challenge in Dubai si dhe duke fituar DreamHack Winter përpara mTw.

Me përbërjen e finalizuar, fnatic tani mund të fillojnë përgatitjet për IEM5 European Championship Finals në Janar, që do të shënoj debutimin zyrtar të formacionit të ri të fnatic.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Nice Lineup
Fc Internazionale
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
GL pita


amo osht pak problem si fillim per fnaticat , se delpani AWPER pergjith , amo pita ka kalu 1 periudh si sniper në RAGE.ENUZI!!


qajo po thom nashta o pak si problem, amo edhe kit pun e shqyrtojn kta , se sju thojn badihava pro
qifsha kanterin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Lizard Wrote:GL pita


amo osht pak problem si fillim per fnaticat , se delpani AWPER pergjith , amo pita ka kalu 1 periudh si sniper në RAGE.ENUZI!!


qajo po thom nashta o pak si problem, amo edhe kit pun e shqyrtojn kta , se sju thojn badihava pro

cArn - In-game leader (lider)
dsn - Rifle and secondary sniper (Arme edhe sniperisti i dyte)
Delpan - Primary sniper (Sniperisti i pare)
Pita - Rifle (Arme)
Xizt - Rifle (Arme)

Qeto role i kane..
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
looool fnaticat me qit lineup mi mujt SK A??????????????????

ani ma nqofse rikthehen Ninjas In Paymas (H)!
I am not the best,but no one is better than me
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
jazonn Wrote:looool fnaticat me qit lineup mi mujt SK A??????????????????

ani ma nqofse rikthehen Ninjas In Paymas (H)!


Nuk osht line-up i dopt..

Xizt osht shume lojtar i mire edhe i ri
Delpan dihet njoni prej awperave ma te mire
dsn awper edhe lojtar i mire me arme
cArn per strategji, po pak kisha thon duhet mu permirsu n'aim
Pita osht boll lojtar i mire, sa u kon ne MYM e ka deshmu veten, po kohve te fundit i ka mungu 1 ekip i mire

Veq varet sa pershtaten bashke, se mujn edhe SK mi mujt..

E per Ninjas In Pyjamas osht shume pak e mundshme mu kthy, po edhe nese ndodh, ju duhet shume pune, se badihava i bon bashke SpawN, Heaton e Tentpole, se emrat nuk lujn.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
Lineup i mir amo SK e mposht per mendimin tem Tongue
[Image: ?di=XL7D]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
boll mir e ka cek zIp pitta pershtatet me Delpanin se kan lue edhe ma heret dsn carn kta dy normal Te vjeter Qe moti bashk xizt shpejt ka mu pershtat edhe e kqyrum taj a po i Mujn SK per Menimin tem sit barabart Jonn
Fc Internazionale
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
faruki o boshnjak !

gl in future fnatic Smile
go xizt.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)