Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Theksoni tekstin në Google Chrome
#1
[Image: 56ba5dcc03.jpg]

Nëse provoni që të dërgoni një porosi tek dikush, është e vështirë të iu tregohet atyre çfarë ju dëshironi që ata të shohin. Yellow Highlighter është një shtojcë për Google Chrome që ua mundëson theksimin e tekstit dhe dërgimin e një lidhjeje drejtpërdrejt tek ajo pjesë e tekstit.

Gjëja e mirë për Yellow Highlighter Pen është që, për dallim nga Awesome Highlighter, kjo shtojcë vendoset thjeshtësiht në shiritin me vegla dhe nuk kërkon ndonjë zhvendosje të jashtme. Thjesht përzgjedheni tekstin që dëshironi të lexohet nga pranuesi i porosisë, klikoni në butonin e Yellow-Highlighter dhe ju do të iu jipet një lidhje për të pasur mundësi që atë mëpastaj ta shpërndani me të tjerët në Twitter ose Facebook. Ju mund të theksoni sa më shumë seksione që dëshironi dhe ta ndërroni edhe ngjyrën e theksimit. Për më tepër, ata që e pranojnë lidhjen që ua dërgoni nuk kanë nevojë që ta instalojnë shtojcën për t’i parë pjesët e theksuara të tekstit dhe kjo funksionon në shumicën e shfletuesve të uebit.

Nëse e keni përzgjedhur një pjesë të tekstit dhe doni që ta largoni, mbani miun mbi të dhe prisni që paleta me ngjyra të paraqitet. Klikoni në shenjën e kryqit të kuq në të majtë të paletës dhe theksimi nga teksti do të largohet. Paleta me ngjyra hapet ndaras për çdo varg të tekstit të selektuar./pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)