Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
PlayStation Phone në shkurt?
#1
Sony Ericsson do të mund të paraqiste telefonin e mençur të përshtatur për luajtjen e lojërave në panairin MWC gjatë vitit të ardhshëm me emrin tregtar - Xperia.

Drejtori i Sony Ericsson Bert Nordberg gjatë një intervistë ka lënë të kuptojë se kompania në të vërtetë është duke zhvilluar një telefon të mençur me mundësi të avancuara për luajtje të lojërave. Për pajisjen PlayStation Phone deri më tani ka pasur mjaft thashetheme, e kohëve të fundit fotografitë e vet pajisjes janë çdo ditë e më të shpeshta.

Pajisja me dizajn në rrëshqitje do të duhej të lansohej nën emrin Xperia dhe do të duhej të jetë i bazuar në sistemin operativ Android të Google, pohojnë burimet e afërta me kompaninë.

Nordberg nuk ka dhënë detaje për këtë pajisje e as nuk konfirmuar qartazi ekzistimin e saj, por ka paralajmëruar befasi të mëdha në panairin elektronik MWC i cili mbahet vitin e ardhshëm në Barcelonë.

[Image: f.1123111222246_m.jpg]
qifsha kanterin
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)