Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Lexoni lajmet me Feedly
#1
[Image: Feedly_732626027.jpg&size=article_medium]

Feedly është një lexues i postimeve që vijnë me RSS. Së fundi, Feedly ka lëshuar një verison të ri që ua mundëson futjen e llogarisë Tumblr dhe të gjitha blogjeve të tjera në mënyrë që të keni mundësi t’i shihni të gjitha lajmet. Pastaj, ju mund t’ia bëni +1 dhe ta shpërndani atë postim në Google+ drejtpërdrejt nga ky lexues, e poashtu ta shpërndani edhe në Facebook dhe Twitter.

Feedly është i gatshëm si shtojcë për shfletues dhe si aplikacion për celular dhe sapo të jeni kyçur ju mund ta çiftëzoni aplikacionin me llogarinë tuaj në Google Reader dhe Tumblr. Aplikacion ofron lahme shtesë nga kanale si “DIY” dhe “technology”, të cilat mund të ju hyjnë shumë në punë zhvilluesve të softuerëve, dhe ky aplikacion i radhit lajmet në një ndërfaqe të pastër, minimale.

Përditësimi më i ri ua mundëson përdorimin e Feedly-it si një klient për Tumblr dhe ju ofron që të riblogime, pëlqime dhe komente në postime nga blogjet e tjera ku ju tashmë jeni abonuar duke mos pasur nevojë që të largoheni nga aplikacioni. Për më tepër, futja me Google+ ua mundëson bërjen +1 ose postimit të drejtpërdrejtë në Google+ të postimit me URL-në, ndërsa ky aplikacion ngjashëm ofron mundësinë e shpërndarjes së postimit edhe në Facebook dhe Twitter.

Feedly 6.0 është falas dhe i gatshëm që tani./pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: