Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Çka është BIOS-i dhe si funksionon
#1
BIOS (Basic Input Output System), është softueri i parë qe starton ne kompjuter, i cili i ka te gjitha softuerët e nevojshëm qe kontrollojnë monitorin, diskun, tastierën etj...
Kodi i BIOS-it ruhet ne çipin e CMOS-it (complementary metal oxide semiconductor) qe ndodhet ne pllakën amë dhe për arsye qe RAM-i është me i shpejt se ROM-i, BIOS-i kopjohet prej CMOS ne RAM kur kompjuteri starton. Ky veprim njihet edhe si BIOS shadowing.

Ka disa lloje te BIOS-ve nga kompani te ndryshme por me te përhapurat janë BIOS-et e Phoenix dhe Amibios.

Resetimi i BIOS-it (kthimi ne gjendjen default)

Nëse për çfarëdo arsyeje keni nevojë te ktheni BIOS-in ne gjendjen default atëherë veproni kështu.
Startoni kompjuterin dhe posa te dëgjoni ndonjë bip ose e shini mesazhin "Press DEL to enter setup" shtypni "DEL" ne tastierë deri sa t’ju shfaqet ekrani i ngjashëm me fig më poshtë.

[Image: oedxv.jpg]



Kjo fig është nga BIOS i Phoenix dhe po e vëreni qe ne anën e djathte te saj janë disa opsione për resetimin e BIOS-it. Ne raste te zakonshme ju duhet te shkoni me opsionin e dyte (Load Optimized Defaults) dhe nëse kjo nuk kryen pune atëherë duhet te shkoni me opsionin e pare (Load Fail-Safe Defaults)
Nëse BIOS-i është shume i dëmtuar dhe nuk mund ti qaseni ne mënyrën e shpjeguar me lart, atëherë mundeni ketë te bëni ne mënyrë manuale përmes harduerit.

Resetimi i BIOS-it me ane te Jumper-ave ne pllakën amë.
Hapeni kompjuterin dhe gjeni BIOS jumper-at ne pllakën amë. Është mire ti referoheni manualit te pllakës për gjetjen e jumper-ave.

KUJDES: Para se te hapni kompjuterin sigurohuni qe është i ç’kyçur nga rryma.

Siç po shihet edhe ne fig janë tre pina dhe jumper i lidhin vetëm dy nga ta. Ju duhet te lëvizni jumper-in ne pinin tjetër siç po shihet ne fig tjetër

[Image: jrtxkj.jpg]

I leni kështu për afro 10 sekonda qe BIOS-i te kthehet ne gjendjen default .

[Image: 29kvuw8.jpg]

Pastaj i ktheni jumper-at ne vendin siç kanë qene me pare dhe kryhet puna.

[Image: jrtxkj.jpg]

Metoda tjetër kishte me qene largimi i CMOS baterisë për afro 5 min.

Sa për informatë po ju tregoj se ne ditët e sotme shumica e BIOS-ave ruhen ne EEPROM.
EEPROM (Electronically Erased PROM)
PROM (Programmable ROM)

Azhurnimi (update) i BIOS-it

Nëse BIOS-i korruptohet për çfarëdo arsyeje ju mund te re-instaloni at duke shkuar ne faqen zyrtare te prodhuesit te pllakës amë, ku mund ti gjeni azhurnimet për BIOS-in përkatës.

Per qdo problem ne lidhje me bios Buttoni POST REPLY . !

burimi it shqip
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
qite burimit e te gjithave tutorial ose perndryshe ti mbylli temat edhe ti heki

burimi itshqip
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: