Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft
#1
[Image: thumbnail.php?file=firefox_370487694.jpg...cle_medium]

Mozilla, organizata prapa shfletuesit të njohur Firefox, ka bërë të ditur plane për të ndërtuar një sistem operativ për një ueb të hapur

Projekti i njohur si Boot to Gecko (B2G), është një tentim për të thyer traditën e sistemeve operative si ato të Apple e Microsoft. Hulumtuesi Andresa Gal pranë Mozilla ka thënë se projekti do të duhej të zgjerojë shkathtësitë e ueb aplikacioneve dhe ka përshkruar B2G si një “sistem operativ të plotë dhe të veçantë për një ueb të hapur”.

Për momentin, ndërtimi i një aplikacioni për shumicën e pajisjeve mobile nënkupton se duhet krijuar diçka shumë specifike për sistemin operativ që funksionon në pajisjen mobile. Për shembull, tek iOS në pajisjet Apple dhe Windows Phone 7 në pajisjet që përkrahin Windows Phone, ueb aplikacionet ende janë të kufizuara.

Ueb aplikacionet – aplikacione që në përgjithësi funksionojnë brenda një shfletuesi dhe kërkojnë qasje në internet për të funksionuar normalisht – janë shpesh më pak të afta sesa aplikacionet natyrore, që punojnë jashtë shfletuesit dhe që janë të lidhura për së afërmi me sistemin operativ.

Avantazhet e ueb aplikacioneve janë të lidhura me faktin se ofrojnë të njëjtën eksperiencë pavarësisht sistemit operativ. Megjithatë, dobësia e tyre është se shfrytëzojmë shumë pak avantazhe të veçorive të një sistemi të caktuar operativ.

Mozilla shpreson se B2G do të bëjë më të shkathëta ueb aplikacionet për përdoruesit mobil dhe përdoruesit e kompjuterit. Ajo do të përdor sistemin operativ mobil Google Android si themel pikënisjeje. /pcworldalbanian
[Image: logo.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
mdoket moti e kan pas bo nplan ket sen, me konkuru nuk e nalin, po problemi osht mos po falementon me ket sen ...?
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Miir e kii qa1sh nese hinn konkurennc paskka mo desshtu (N)! .
Manufacturer: ASUSTeK COMPUTER INC.
Manufacturer Model: X550CL
Processor: Intel® Core™ i3-3217U 1.80Ghz (4CPUs)
Memory: 8.00GB
Graphics Card: NVIDIA GeForce 710M 4GB
Storage: 1 TB
OS: Windows 10 Pro 64 Bit

Follow me : http://www.instagram.com/issberisha
Add me on facebook : Iss Berisha
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
kurr si dihet mes guti se sjon tdobt edhe kta
[Image: 2eujuh0.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: