09-07-2020, 05:37 PM
Sipas shkrimit në faqet holandeze Hardware.info, Seagate dhe Western Digital së shpejti në shitje do të lëshojnë disqet e brendshëm me kapacitet prej tri terabajt. Gjithahstu, kanë rrjedhur edhe fotografitë e të dyja modeleve.
Bëhet fjalë për disqet 3.5 inçësh, ai i Western Digital do ti takoj linjës Caviar Green, e ai i Seagate Baracuda XT. Sipas pohimeve modeli i Seagate do të ketë të instaluar 64 MB bufer, pllakat do ti rrotullohen në 7.200 rpm, e do të ketë kohë mesatare të qasjes prej 8.5 ms. Disku nga Western Digital do të ketë gjithashtu 64 MB bufer, por pllakat do ti rrotullohen në 5.400 rpm, por do të kenë kohë më të ngadalshme të qasjes prej 8.9 ms.
Çmimet, koha dhe data e vënies në dispozicion ende nuk janë të ditur.

