10-13-2022, 01:40 PM
Përdoruesit kosovar të internetit përsëri do të befasohen këndshëm me mundësitë e krijuara nga ofruesi më i madh i internetit në Kosovë, kompania IPKO.
Në gusht të vitit të kaluar, IPKO kishte pesëfishuar shpejtësinë e internetit për të gjithë konsumatorët e saj, ndërsa tani pas një viti, kompania përsëri ka rritur shpejtësinë e internetit për shumicën e pakove ekzistuese. Pa i ndryshuar çmimet.
Pakoja e internetit e cila deri më sot ofronte deri 5Mbps, tani për të njëjtin çmim ofrohet me 10Mbps, ndërsa edhe shpejtësia e internetit në pakon që ofronte 10Mbps, tani është rritur në 15Mbps. Me ndryshimet e reja, shpejtësia e ofruar në pakot e internetit nga IPKO është nga 10Mbps deri në 80Mbps, që njëkohësisht është pakoja më e shpejtë e internetit në Kosovë.
Me Shume
Code:
http://ipko.com/about-us/lajme-dhe-ngjarje/2705

