05-14-2021, 11:20 PM
SK Gaming të parët e grupit B
Grupi B në GameGune 2011 ka përfunduar si është pritur me SK Gaming në krye dhe me një befasi duke parë defs si të dytët në grup, duke lënë në vendin e tretë x6tence.
Faza e grupeve në GameGune 2011 ka përfunduar me 50% ku së fundmi përfundoi dhe grupi i dytë, ai B. Suedezët e SK nuk patën shumë probleme për qëllimin e tyre, kryesimin në këtë grup, me x6tence që ka qenë ekipi që i ka fituar më së shumti runda SK, gjithsej 12.
Befasia e grupit ndodhi duke parë defs duke përfunduar si të dytit në grup, me vetëm një humbje nga SK. Çelësi për të siguruar vendin e dytë në grupin B për defs ka qenë fitorja kundër spanjollëve të x6tence me 17-13 në de_train.
LDLC.com ishin shumë afër fitores kundër x6tence, gjë që do ti siguronte atyre vendin e tretë në grup, por x6tence mblodhi forcat dhe siguruan fitoren prej 16-13 në de_dust2 për të përmbyllur fazën e grupeve në vendin e tretë. LDLC.com dhe club bathory ishin dy ekipet e vetme që nuk e kaluan grupin B.
1.
SK Gaming2.
defs3.
x6tence![[Image: 1311347488.05.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3822-medium/1311347488.05.jpeg)

