Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook, gati për secilin celularë
#1
[Image: thumbnail.php?file=facebook_ipod_touch_4...cle_medium]
Facebook ka filluar të kundërsulmojë ndaj Google dhe projektit të saj Google+. Kompania gjatë ditës së sotme ka paraqitur një aplikacion mobil me bazë në Java, që do të duhej të shërbej pothuajse për secilën platformë mobile që gjendet në treg.

Aplikacioni është i përshtatshëm për 2,500 celularë që mbështesin Java dhe mundëson të keni qasje në veçori të njohura të rrjetit social si News Feed, Inbox dhe Fotografi, dhe gjithashtu ju mundëson të ngarkoni fotografi e të gjeni miq nga kontaktet e celularit tuaj.

Facebook ka përshtatur aplikacionin në atë mënyrë që të përdorë më pak të dhëna, në mënyrë që operatori juaj mobil të mos e “çmend” faturën në fund të muajit. E çka është më e rëndësishmja Facebook ka arritur marrëveshje me disa operatorë që do të ofrojnë qasje pa pagesë në këtë aplikacion, për 90 ditë. Kjo do të thotë se konsumatorët nuk duhet të paguajnë për të dhënat që shfrytëzon aplikacioni dhe mund ta përdorin me kapacitet të plotë për tre muaj.

Nëse keni celularë që mbështet Java dhe dëshironi të jeni edhe më afër Facebook, vizitoni m.facebook.com dhe shkarkoni aplikacionin menjëherë. Ju mund ta gjeni edhe në dyqane aplikacionesh të pavarura si GetJar, Appia dhe Mobile Weaver. /pcworldalbanian
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Facebook, gati për secilin celularë - by ArlindXh - 05-13-2021, 09:35 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)