Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook-ut po i vjen fundi nga Google +
#1
Facebook-ut po i vjen fundi nga Google +

[Image: logo-google-plus.png]

Ndonëse ka vetëm dy javë që ka dalë në qarkullim, dhe ka shërbim të kufizuar, interesimi për Google + ka qënë shumë i madh, ndërsa deri më tani raportimet flasin se numri i përdoruesve po i afrohet 20 milionëve.

Por në fakt, anëtarët e këtij rrjeti të ri social, ndihen të kënaqur me Google + dhe arësyeja e vetme që japin është e thejshtë: Sepse është më social se Facebook.

Një ndër pika e forta të Google + është se të jep mundësinë që të klikosh aplikimi Path, që do të thotë se numri i miqve të tu, nuk kalon më shumë se 60 persona, pra ti mund të lidhesh vetëm me ata që njeh realisht në jetën e përditshme. Brenda këtij Path-i, ju mund t’i ndani me rrathë miqtë tuaj duke i kategorizuar ata, në: Miq, Famile, Punë etj… Në një farë mënyre këtë e ofron edhe Facebook, por ajo që e karakterizon Google + është organizimi dhe përpikmëria.

Një tjetër pikë e fortë, është komunikimi video. Edhe Facebook e aplikoi këtë opsion duke bashkëpunuar me Skype, por ajo që i mungon është video-komunikimi në grup, të cilën Google + e ofron përmes rrathëve. Në këtë mënyrë, në internet ju mund të zhvilloni një mini video-konference, të shkëmbeni ide, të debatoni apo edhe të ndani ngjarjet e ditës.

Mesa duket mbretëria e Facebook, po nisë të bjerë. Ka filluar të shfaqet triumfi i rrjetit të ri Google +.
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Facebook-ut po i vjen fundi nga Google + - by BAAM - 05-10-2021, 06:08 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)