05-03-2021, 10:46 AM
SK ka sfiduar me sukses Moscow Five për të fituar edicionin e tetë të Intel Challenge Super Cup, duke mbajtur serinë e fitimit të eventeve në 100% që nga ardhja e Marcus "Delpan" Larsson në ekip para fillimit të DreamHack Summer.
Finalja e madhe ndërmjet SK Gaming dhe Moscow Five filloi në de_nuke. SK fitoi pistol-rundin dhe filluan një lidership të qetë duke fituar gjashtë rundët e parë. Moscow Five arriti të kthehet në lojë dhe fitoi tetë runda rradhazi për të rikthyer rezultatin në favor të tyre. SK arritën së fundi të marrin rundin final të pjesës së parë, duke mbyllur atë pjesë në disavantazh të tyre me rezultat 7-8 si terroristë.
Në pjesën e dytë, SK menaxhuan përsëri të fitojnë pistol-rundin, por më pas vazhduan duke mos shikuar mbrapa.Ata i morrën me shumë lehtësi nëntë rundët e nevojshëm për të fituar mapën e parë me rezultat bindës prej 16-8.
Mapa e dytë de_tucsan filloi në të mirë të Moscow Five, ku ishin në gjendje të fitojnë pistol-rundin dhe dy rundat tjerë të rradhës. Më pas, SK bënë një rikthim të shkurtër duke fituar katër runda rradhazi duke kthyer rezultatin në 4-3 në favor të tyre pas shtatë rundave. Pastaj nga këto momente ekipet vazhduan ti japin mundësinë njëra tjetrës për të fituar ndonjë rund, dhe rezultati pas gjysmë lojës së parë tregonte 9-6 për Moscow Five.
Gjysmë loja e dytë pa Moscow Five duke fituar përsëri pistol-rundin dhe rundin tjetër të rradhës. SK bënë një mrekulli duke blerë shumë herët, por guximi i tyre u shpërblye pasi ata fituan atë rund dhe një tjetër të rradhës. Të dy ekipet shkonin barbartë në lojë, por epërsia e Moscow Five në gjysmë lojën e parë doli të jetë profitabile duke e fituar këtë mapë me 16-14.
de_train ishte mapa vendimtare e cila do të caktonte fituesin e këtij eventi. Kjo mapë kishte poashtu një knife-rund ku SK dolën triumfues duke zgjedhur që të jenë kundër-terroristë. Të dy ekipet treguan strategji të ndryshme agresive të blerjeve, dhe luajtën në mënyrë fantastike, duke parë në krye Moscow Five me një kryesim të lehtë. Mirëpo, kjo nuk zgjati shumë pasi SK bënë një full-eco në krye me Robert "RobbaN" Dahlström me USP, që e fituan atë rund dhe u rikthyen edhe më shumë në lojë. Nga aty SK fituan rundin final dhe arritën të kishin vetëm një rund më pak se Moscow Five në pjesën e parë me 7-8.
Me vetëm pesëmbëdhjetë runda të mbetur në event, dy ekipet shfaqën dhe dhanë gjithçka nga vetja për të fituar. SK menaxhoi për të marrë një lidership të lehtë dhe në një pozitë komanduese. Një rikthim i vonë i Moscow Five bëri që ata të jenë larg fitores, dhe bëri të sigurtë se SK nuk kanë hyrë në këtë ndeshje me synim tjetër përveç fitores. Në fund SK Gaming përmbylli këtë map me 16-12 dhe në përgjithësi 2-1 me mapa për të fituar finalen e madhe në edicionin e tetë të Intel Challenge Super Cup.
Në ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë, Frag eXecutors dolën në krye duke mposhtur Virtus.pro me 2-1 në mapa poashtu, duke filluar me një humbje në de_tuscan me 17-19, duke vazhduar me fitore në de_nuke me 16-11, dhe duke përmbyllur gjithçka në de_dust2 me rezultat prej 16-8.
Renditjet përfundimtare të ICSC 8 vijojnë si më poshtë:
1.
SK Gaming - 5,000$
2.
Moscow Five - 3,000$
3.
Frag eXecutors - 2,000$
4.
Virtus.pro
5-6.
ROCCAT
5-6.
KerchNET

SK Gaming - 5,000$2.
Moscow Five - 3,000$3.
Frag eXecutors - 2,000$4.
Virtus.pro5-6.
ROCCAT5-6.
KerchNET

![[Image: unledykd.png]](http://img233.imageshack.us/img233/4822/unledykd.png)