Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors
#1
Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors:

Emri i ekipit: Frag eXecutors
Baza e organizatës: [Image: pl.gif]
Fotografia dhe logo e ekipit:

[Image: 1299357697.32.jpeg]
[Image: fragexecutors.jpg]

Emri: Filip "Neo" Kubski
Mosha: 23
Vendi: [Image: pl.gif]

Dhe, çfarë mund të themi për këtë djalosh, vetë fakti që ai është afër një lojtari komplet në gjithçka në këtë lojë, dhe me një lojtarë komplet kuptojmë një lojtarë perfekt me çdo lloj arme, një lojtarë që mund të fitojë situata të ndryshme kur është i vetëm kundër disa lojtarëve, një aim-er i përsosur dhe shumë e shumë të tjera gjëra. Siç u tha dhe në një video për Kubski-n, "ai i ka të gjitha", dhe kjo është e tëra çfarë mund të flitet për një lojtarë si Neo.

Çfarë është më madhështore, është se që nga fillimi i karrierës së tij ai ka pasur një formë konstante, dhe në vitet e kaluara kur ekipi i tij nuk gjendej në gjendje të mirë, ishte ai i vetëm që i shpëtonte prapanicën ekipit.

Çfarë të them më shumë për të, ai është një "bishë" i njëjtë si f0rest në skenën e CS. Ai thjeshtë "fucks everything" dhe jam i sigurtë që kur ai të ngrejë dorën nga miu i tij dhe të largohet nga skena e CS, ai do të shkojë drejtë në sallën e lojtarëve më të mirë të CS.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=nPTb2zKwUcQ[/youtube]

Emri: Jakub "kuben" Gurczynski
Mosha: 22
Vendi: [Image: pl.gif]

Ky është një tjetër lojtarë fantastik i kësaj skuadre polake, që në ekip njihet si "xhokeri" i cili kryen të gjitha punët që mund të ja komandosh si një lider i ekipit.

Ndoshta mund të jetë një nga lojtarët me mesataren më të vogël, por ai ka poashtu një peshë shumë të madhe në ekip, një rifler i përkryer, një lojtarë ndihmës në shumë raste, dhe mbi të gjitha një pistoler i hatashëm ku në të shumtën e pistol-roundëve, ai e ka kryer punën më të madhe për ekipin e tij.

Dhe së fundi, ai është edhe një extra sniper, ku e lejon ekipin e tij që në mapën de_train të luajnë me tre awp në anën ct. Më shumë fjalë nuk ka për këtë lojtarë, por fjala "xhoker" përfshin të gjitha.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=kz0aPD64B6U[/youtube]

Emri: Mariusz "Loord" Cybulski
Mosha: 24
Vendi: [Image: pl.gif]

Lojtari me një "baby face", sa herë sheh këtë djalosh, të shkon mendja se një fëmijë është duke luajtur aq bukur lojën e Counter-Strike, pasi fytyra e tij në shumë raste shihet si me një fjalë "jo, nuk isha unë", por mos të përfshijmë shumë këtë gjë pasi ai është një monster në këtë lojë, që kur shpërthen nuk ka asgjë që mund ta ndalojë.

Së fundi ai është duke shfaqur ndeshje fantastike në eventet e fundit si ICSC 7 e 8, dhe disa të tjera ku tregon edhe pse karriera e tij ka filluar shumë herët, ai ende ka motivim për të mbytur çdo kundërshtarë përpara.

Ai është një lojtarë që vret lojtarët që ka për detyrë për t'i mbytur dhe lojtarë që mbesin gjallë, i lihen "në dorë" Kubski-t. Pra me shumë fjalë Cybulski është një lojtarë i qetë, i fokusuar, i këndshëm dhe shumë i zgjuar.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ydwWuWbfmqM[/youtube]

Emri: Jaroslaw "pasha" Jarzabkowski
Mosha: 22
Vendi: [Image: pl.gif]

Shumë në fillimin kur ky lojtarë hyri në këtë ekip se ai nuk ka qenë zëvëndësimi perfekt për LUq, dhe nuk ishte një lojtarë që mund t'i perfeksionohej lojtarëve të tjerë të ekipit, por pas ndeshjeve fantastike të treguara nga ai, dhe kalimit të viteve me këtë ekip ku ai mori rolin e awp-erit primar në ekip, rol të cilin e kishte poashtu LUq, ai me të vërtetë mund ta ketë ndjenjën se tani është një pjesë e plotë e këtij ekipi.

Dhe kohët e fundit ai po jep gjithçka nga vetja për ekipin e tij, dhe në shumë raste të cilat i krijon ky lojtarë, na bën neve që të hapim gojën e sytë dhe të themi "WOW".

Edhe pse ai hyri për të zënë vendin e këpucëve të mëdha të LUq, unë mund të them që ai tregoi veten e tij që është edhe më i mirë se LUq. Ai nuk është një awp-er që ndalet në një pozicion dhe të të mbysë nga ai vend, por është një lojtarë i tipit që vjen nga plani i dytë dhe bën thjeshtë "rrotullimin e lojës".


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=AFKe72R_vzc[/youtube]

Emri: Wiktor "TaZ" Wojtas
Mosha: 24
Vendi: [Image: pl.gif]

Dhe do të përfundojmë më liderin e ekipit në lojë, lojtarin e dytë më të mirë në ekip sa i përket statistikave, dhe një lojtarë që mund të thuhet kur Neo nuk shkëlqen, ky bën zëvëndësimin e tij.

Një ndihmës në ekip me rolin e liderit në lojë, ai është një fragger që nuk din të ndalet fare, dhe atë gjë e bën për mrekulli. Nëse mund t'i themi se është një lojtarë "fantastik", pozicionet e tij të ndryshme që shkaktojnë shumë dëme për kundërshtarë, strategjia e hatashme, qetësia e tij dhe dëshira për këtë lojë e përmbushin padyshim fjalën "fantastik"

Edhe pse së fundi forma e tij ka pasur rënie të vogël, ai është ende një nga lojtarët më të hatashëm që na dhuron skena e Counter-Strike, pasi me një rol si një lider në lojë, të bëj atë lojë të bukur, është vërtetë një gjë e vështirë, e Wojtas është i vetmi që mund ta bëjë këtë për mrekulli.


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=z3JYTRsUreg[/youtube]

Dhe së fundi cili është mendimi juaj për këtë ekip? A mendoni se do të përsëri sukseset e mëhershme edhe tani?

Mendimi im personal është se po, ata janë një ekip vërtetë fantastik, me potencial të hatashëm dhe kanë shumë vite që janë së bashku. Nuk ka asgjë të dobët në këtë ekip, për mendimin tim janë një ekip më i fortë se Na`Vi, gjë që e kanë dëshmuar duke e mposhtur këtë ekip në mapën e tyre më të fortë, dhe duket se do të jetë një ekip synues në të gjitha eventet për vendin e parë si dhe në vitet e kaluara. Por ekipet si SK Gaming që javën e kaluar e patë ku për tri ditë rradhazi i fituan 2 evente dhe 1 kualifikim për WCG 2011, dhe ekipe të tjera si Na`Vi, mTw e së fundi fnatic me një përbërje të re ta ndalojnë Frag eXecutors? Thuani mendimin tuaj. Nëse keni mbetur pa lexuar rishikimin për javën e kaluar të ekipit SK Gaming, klikoni këtu.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by Jo :) - 04-16-2021, 09:26 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by swed - 04-16-2021, 09:33 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by Jo :) - 04-16-2021, 09:47 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by GaMe~ - 04-16-2021, 10:06 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by Jo :) - 04-16-2021, 11:04 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by NIXX - 04-19-2021, 06:29 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by doxy - 04-19-2021, 07:56 AM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by fACE - 04-20-2021, 04:54 PM
Re: Rishikimi i ekipit: Frag eXecutors - by fl0r - 04-22-2021, 09:20 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)