Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
SK Gaming vs fnatic - Rivaliteti i vërtetë
#1
Me ndryshimet më të fundit dhe më të vërejtura në këto ditët e fundit sigurisht se janë bërë nga dy top ekipet suedeze fnatic e SK Gaming ku tani kanë në mendje DreamHack Summer ku kanë mbetur shumë pak kohë para fillimit të tij dhe sigurisht që tani është koha më e përshtatshme për të rishikuar disa nga gjërat më kryesore nga rivaliteti shumë i madh i këtyre dy ekipeve legjendare suedeze.

Në çdo sport, ka rivalitete të mëdha të cilat i bëjnë takimet në mes të dy palëve shumë të ashpëra dhe shumë më tepër interesante për të parë se sa një ndeshje e zakonshme. Në e-sports tonë, Counter-Strike, e njëjta gjë ndodh, pasi bukuria më e madhe në disa takime janë ekipet me rivalitet të madh si këto që jemi duke i cekur ne në vazhdim.

Ndoshta rivalitetin më të madh e formuan në vitet e fundit padyshim SK Gaming e fnatic. Burimi kryesor i rivalitetit sigurisht që është dëshira e të dy organizatave për të qenë në krye së pari në Suedi e më pas edhe më tutje, pra si top ekipi botëror. Ndërsa në këtë vit rivaliteti është tejet i madh ku merret parasysh dhe fakti se ndryshime marramendëse u bënë këtë vit me shkëmbimin e yjeve më të mëdhaja të lojës së Counter-Strike.

Transferimet e lojtarëve në mes SK e fnatic

Para 2010, vetëm disa lojtarë u shfaqën në të dy skuadrat si SK poashtu dhe fnatic. I pari ishte Kristoffer "Tentpole" Nordlund, të cilit megjithatë transferimi i tij nuk shkakton ndonjë armiqësi midis organizatave, pasi luajti për fnatic gjatë gjithë vitit 2006, dhe përpara se të bashkohet SK, ai luajti për Begrip dhe më vonë NiP. Prandaj, fnatic u harrua në karrierën e tij dhe gjithashtu, nga ana tjetër, rivaliteti i organizatave ishte ende në foshnjërinë e saj në atë kohë.

I dyti ishte Christopher "GeT_RiGhT" Alesund, i cili kaloi rreth gjashtë muaj në SK Gaming gjatë vitit 2007 dhe 2008, por ai u largua pasi ai ishte konsideruar lojtari i 6 i ekipit. Më pas, Alesund luajti për disa ekipe të tjera, dhe në fillim të vitit 2009, fnatic më në fund zgjodhi atë dhe ai menjëherë u bë një yll. Por, edhe një herë nuk ishte një transferim i drejtpërdrejtë, dhe ishte një gabim nga SK që e lëshuan atë të shkojë, ai nuk krijoi shumë tension midis ekipeve, ashtu si transferimi Nordlund në drejtim të kundërt dy vjet më parë.

[Image: 1151862865.89.jpeg]

Në ndërkohë, si shkuan vitet nga dhe konkurrenca ndërmjet tyre u rrit, u bë e vështirë dhe më e vështirë të imagjinosh një lojtar të bënte transferimin nga një nga këto dy ekipe ndërmjet vete. Por, në fillim të vitit 2010 pikërisht filluan këto transferime dhe kjo duket se ka filluar me një ortek të transferimeve të tilla.

Pasi mbaroi kohën e tij me fnatic në janarin e 2010, Rasmus "Gux" Ståhl u bashkua me SK Gaming menjëherë një muaj më pas. Megjithatë, që nga nënshkrimi që shkoi relativisht i qetë në krahasim me atë që pasoi gjashtë muaj më vonë. Në korrik të vitit 2010, menjëherë pas ESWC, lojtarët e fnatic shprehën dëshirë ta kenë Ståhl të kthyer në ekipe dhe ata e morrën atë nga SK pak para se të shkonte me SK në Arbalet Dallas. Organizata gjermane u godit rëndë nga ky veprim, pasi Ståhl ishte bërë yll i ekipit në kohën e tij të shkurtër me ekipin dhe i kishte çuar ekipin në vendin e dytë në eventin francez. SK nuk ka mundur me të vërtetë të shërohem nga kjo deri në fund të vitit, pasi ata nuk e kanë nënshkruar ndojë lojtar të ri me kohë të plotë për të zëvendësuar Ståhl, por në vend të tij përdorën vetëm Andreas "moddii" Fridh si një zëvëndësim.

[Image: 1278172661.34.jpeg]

Në fund të vitit, është pritur që SK do të bënte disa ndryshime të mëdha, por jo shumë kush mund të ketë parashikuar saktësisht se çfarë do të ndodhë. Ata përfunduan duke bërë një "hakmarrje" ndaj fnatic duke marrë në pjatën e tyre dy yjet e fnatic, Patrik "f0rest" Lindberg e Christopher "GeT_RiGhT" Alesund, që të dy lojtarët më të mirë suedez në vitin 2009 dhe 2010. Humbja e Lindberg dhe Alesund ishte një humbje e madhe për fnatic, pasi ata të dy i dërguan fnatic drejtë titujve të panumërt gjatë viteve të tyre në ekip, kështu që zëvendësimi i tyre do të ishte një detyrë shumë më e vështirë se SK që e kishte me Ståhl. Çuditërisht, një nga zëvendësimet që fnatic gjeti ishte një zëvëndësues i SK në një turne në fund të vitit 2010 (World e-Sports Masters), Marcus "Delpan" Larsson, një awp-er i preferuar nga tifozët.

[Image: 1295537911.01.jpeg]

Gjashtë muaj më vonë, ne mbërrimë për historinë e fundit që ju shtua naftës edhe më shumë për të ndezur zjarrin dhe marrëdhëniet në mes të këtyre dy organizatave në nivel të ri. Në fund të majit 2011, SK Gaming njoftoi se ata ishin sjellë askëmd tjetër pos se një nga transferimet më të fundit fnatic, Marcus "Delpan" Larsson, në ekipin e tyre. Kjo ishte një tjetër goditje e madhe për organizatën me bazë australiane, pasi Larsson e kishte sapo krijuar veten si një yll i ekipit dhe u bë të konsiderohet si një nga AWP-erët më të mirë në botë, duke ndihmuar fnatic për të fituar IEM5 European Finals.

Aktualisht, organizatat ende nuk janë në marrëveshje për transferimin e Larsson dhe fnatic janë ende duke këmbëngulur për të mos lejuar që ai të luajë në ndonjë turne zyrtare deri sa çështja të zgjidhet.

Historia nga ndeshjet e tyre të fundit ndërmjet tyre

Është e vështirë të imtësohet se kur pikërisht rivaliteti ka filluar, duke parë SK që kanë qenë rreth nivelit të lartë praktikisht që nga fillimi i skenës dhe erës së Counter-Strike, ndërsa fnatic filluan duke u vënë re diku gjatë vitit 2005. Por vetëm në fund të vitit 2007, pas shpërndarjes së NiP, ato u lanë si dy ekipet më të mira të padiskutueshëm suedeze, e cila ndoshta shënoi fillimin e ndërthurur me të ardhmen e tyre të rëndë.

Përbërja aktuale e SK Gaming dhe fnatic ngjajnë shumë me versionet e tyre të mëparshme, kështu që duke kërkuar në rezultatet e fundit ndoshta nuk do të na tregojbë shumë në drejtim të asaj se çfarë mund të presim në ndeshjet e ardhshme. Por historia është pjesë e rëndësishme e çdo rivaliteti, kështu që le të marrim një sy se si ata kanë shkuar të paktën gjatë viteve të fundit, kur përbërjet ishin sadopak të ngjashme dhe në qoftë se mund të na tregojnë diçka.

Që nga fillimi i vitit 2009, ata janë takuar në 17 raste (duke luajtur në 29 mapa), disa në faza më të rëndësishme të ndonjë turneu, disa jo aq të rëndësishme. Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, ata ishin praktikisht në mënyrë të barabartë të suksesshme, pasi fnatic doli në krye 9 herë, ndërsa SK fitoi 8 ndeshje (fnatic fitoi 15 mapa, SK 13, dhe 1 herë janë ndarë baraz). Megjithatë, nëse ne e shohim vetëm në ndeshjet në plejof, fnatic ishin shumë më të suksesshëm, me 6 fitore kundër SK me 2.

Ndeshjen e tyre më emocionuese në historinë e kohëve të fundit ishte në fakt një nga ata dy fitoret nga SK. Ajo u zhvillua në finale të IEM Global Challenge Chengdu më 3 tetor 2009, kur SK kapën titullin me dy fitore në kohën shtesë.

[Image: 1254563243.9.jpeg]

Ndeshjet e tyre të fundit lojë u zhvilluan pikërisht një vit më parë, në vendin e njëjtë ku ata do të takohen këtë fundjavë, dhe madje edhe në garat e njëjta. Së pari, në kualifikimet suedeze për WCG fituesi u vendos në dy mapa pasi fnatic fituar tepër lehtë dhe përkohësisht pretenduan titullin e më të mirit në Suedi (edhe pse ata nuk morrën pjesë në WCG Nordic ose WCG Grand Finals për shkak të bojkotimit të turneut). Por tashmë në ditën e ardhshme, të dy ekipet u takuan sërish në finale të IOL FINAL4 Season 2, të cilën këtë herë e fitoi SK në ​​dy mapat duke e kurorëzuar veten e tyre si më të mirë në Suedi.

Gjatë vitit 2011 deri më tani, ata vetëm u takuan dy herë, por ato takime mund të jetë për tu thënë më shumë se ato të mëparshmet, pasi përbërjet janë më të ngjashme me ato aktuale. SK Gaming ishte ekipi që mori rolin udhëheqës në duelet e tyre këtë vit, duke fituar 16:7 në IEM5 World Championship dhe më vonë në Xperia Games me 16:10. Megjithatë, të dyja këto ishin të luajtura në fazën e grupeve dhe vetëm në një mapë, kështu që SK do të vazhdojë të jetë dëshirë e madhe për ta rregulluar bilancin e tyre të fitoreve ndaj fnatic në plejof dhe fnatic do të jetë ngushëllues për veten e tyre se këto ndeshje nuk ishin shumë të rëndësishme.

[Image: 1298978711.84.jpeg]

Më poshtë mund ti shihni demot nga ndeshjet që i përmendëm më lartë:

Tetor 2009, finalja e IEM GC Chengdu - SK fitoi 2:0 [Demo]
Qershor 2010, finalja e WCG Sweden 2:0 [Demo]
Qershor 2010, finalja e IOL F4 S2 - SK fitoi 2:0 [Demo]
Mars 2011, faza e grupeve të IEM5 World Ch'ship - SK fitoi 16:7 [Demo]
Prill 2011, faza e grupeve të Xperia PLAY - SK fitoi 16:10 [Demo]


Si mund t'i krahasojmë përbërjet e tyre aktuale?

Nëse ndeshjet e kaluara nuk thonë shumë se çfarë mund të presim nga këto dy ekipe në ndeshjet e tyre të ardhshme ndërmjet vete, atëherë çfarë mund të presim nëse bëjmë rishikimin e përbërjeve aktuale?

fnatic
[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sättermon
[Image: se.gif] Manne "manne" Nordqvist
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landström
[Image: se.gif] Harley "dsn" Örwall
[Image: se.gif] Rasmus "Gux" Ståhl

SK Gaming
[Image: se.gif] Robert "RobbaN" Dahlström
[Image: se.gif] Christopher "GeT_RiGhT" Alesund
[Image: se.gif] Patrik "f0rest" Lindberg
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Johan "face" Klasson


Duke shikuar vetëm në emra, SK Gaming ka një avatazh të qartë duke pasur në përbërje 4 nga top 20 lojtarët më të mirë të vitit 2010. Christopher "GeT_RiGhT" Alesund është një shembull i vërtetë i konsistencës në këtë lojë, pasi ai rrallë tregon lojë të doptë dhe çdo ekip do të donte ta ketë në ekip një lojtar të tillë. Patrik "f0rest" Lindberg në dorën tjetër është një tjetër lojtar impakt, i cili me të vërtetë i shijon ndeshjet e mëdha, e sigurisht ndërmjet SK e fnatic ku është thjeshtë i mahnitshëm. Ai e ka treguar këtë në të kaluarën kur ishte pjesë e fnatic se si mund t'i shkatërronte i vetëm SK, por edhe në ndeshjen nën fanellën e SK ai i mposhti i vetëm fnatic në IEM5 World Championship.

SK tani ka në ekip edhe Marcus "Delpan" Larsson i cili ishte thjeshtë një nevojë e madhe për ekipin, duke pasur parasysh aftësitë e tij të mahnitshme me armën e tij të pëlqyer, awp gjë që e kishte nevojë ekipi i SK dhe e kërkoi për një kohë të gjatë.

Ata tre lojtarë ndoshta edhe do ti sigurojnë gjithashtu SK edhe një tjetër avantazh, ndoshta edhe më të rëndësishëm, i cili është se ata kanë shumë info brenda rreth ekipit të fnatic passi ata ishin relativisht kohët e fundit pjesë e ekipit të tyre. Duket se SK ka përdorur këtë gjë mjaft mirë në dy takimet e tyre të para të këtij viti, dhe pritet që Larsson do të sjellë të gjitha të rejat për të mbajtur gjallë atë avantazh nga SK.

Në kampin tjetër, një avantazh që mund të thuhet shumë të madh është se fnatic ka liderin më të mirë në botë për momentin Patrik "cArn" Sättermon. Ai do të ketë në përballje Robert "RobbaN" Dahlström, i cili nuk njihet si një lider shumë i mirë në krahasim me Sättermon ku dhe pritet që nga kjo anë fnatic të ketë dominimin edhe pse do të shihet se çfarë mund të shohim risi nga dy palët. Sättermon poashtu di të jetë i hatashëm kur bën krijimin e ekipit të ri, pasi dihet kur shtoi në ekip në 2009 Alesund e Ståhl ai pak javë më pas fitoi IEM III Global Finals e në 2011 kur krijoi një tjetër ekip të ri që në debutim morri titullin e IEM5 European Championship Finals, dhe një nga lojtarët e ri të tij që futi në ekip që e ka edhe në përbërjen aktuale Richard "Xizt" Landström, u shpall si lojtari më i mirë i eventit.

[Image: 1295724557.53.jpeg]

Tani, fnatic ka edhe një tjetër lojtar fantastik në ekip me një potencial shumë të madh, Manne "manne" Nordqvist, dhe do të jetë interesante të shihet se çfarë loje do të mund të zhvillonte ky talent ndaj një ekipi si SK. Nordqvist është bërë një lojtar shumë i dashur nga performancat e tij të hatashme online, por ai nuk ka pasur ndonjë shans me ndonjë ekip të madh deri më tani. Edhe pse ai ka të themi pak eksperiencë nga eventët e mëdhenj ku vitin e kaluar po në DreamHack Summer debutoi me ekipin concode ku i dërgoi në krye të grupit menjëherë pas kujt tjetër pos SK.

[Image: 1287580026.77.jpeg]

Rasmus "Gux" Ståhl është lojtari tjetër i ri në ekip, përndryshe është hera e tretë që bashkohet me fnatic. Ai kaloi 6 muajt e kaluar në Lions, ku ishte ylli i vetëm i madh i ekipit duke treguar ndeshje fantastike individuale, por pa sukses së bashku me ekipin. Tani mbetet të shihet se a do ti kthehet rolit të tij të vjetër të hijes apo do të jetë lideri në linjën e rezultateve për fnatic, siç bëri me Lions e vitin e kaluar në SK.

Ai i cili u shëndrrua nga një hije në një dritë për fnatic gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 ishte Harley "dsn" Örwall, pasi ai ishte një nga lojtarët me vlerësimet më të larta të përgjithshme gjatë 3 turneve të mëdha lan. Megjithatë, tani me largimin e Larsson, Örwall ndoshta do të kthehen në rolin e tij të AWP-erit kryesor të ekipit, dhe kjo mund të pengojë atë për të na treguar shfaqje të njëjtë si e bëri deri më tani.

Kur do t'i shohim në fushë betejë kundër njëra-tjetrës?

Këtë fundjavë që vjen, DreamHack Summer do të ketë tre eventet të ndryshme në të të Counter-Strike, dhe SK Gaming e fnatic do të jenë pjesë e tyre, njëjtë si vitin e kaluar. Do të kemi të garantuar tri super-ndeshje nga rivalët e përbetuar suedez në: finalen e kualifikimeve suedeze për WCG, në fazën e grupeve të IOL FINAL4 Season 3 dhe DreamHack MSI Championship.

Finalja për kualifikimet suedeze të WCG do të sheh se kush do të mund t'i ketë të gjitha të gatshme për World Cyber Games 2011 në Korenë e Jugut, ndërsa edhe humbësi do të ketë një vend poashtu në atë event. IOL FINAL4 Season 3 është ndeshje sa për të thënë vetëm prestigjioze, pasi si shpërblime për më të mirët do të ketë pajisje kompjuterike ndërsa takimi në DreamHack MSI Championship do të vendosë se kush mund të jetë në krye të grupit dhe për më tutje në çerek-finale e gjysmë-finale. Gjithashtu fakti që ndeshja do të luhet në një mapë, rëndësia, mapa dhe vetë rivaliteti do të thotë se diçka shumë e bukur po vjen.

Këtu është orari i ndeshjeve të kësaj fundjave të dy ekipeve më të mira suedeze dhe me një rivalitet shumë të madh:

[Image: se.gif] SK vs [Image: se.gif] fnatic - IOL FINAL4 (bo1) - e shtunë, 18 qershor, 13:30.
[Image: se.gif] SK vs [Image: se.gif] fnatic - finalja e WCG Sweden (bo3) - e dielë, 19 qershor, 12:00.
[Image: se.gif] SK vs [Image: se.gif] fnatic - MSI Ch'ship (de_mirage) - e dielë, 19 qershor, 19:00.


Me kaq shumë faktorë në mendje që mund të na ndihmojnë në përpjekje për të parashikuar rezultatin e këtyre ndeshjeve, këto ndeshje mund të zbresin deri uljen e dukshme në motivimin e ekipeve pas zhvillimit të tyre. Ndër të tjera, fnatic do të mund të nxjerrë motivimin nga fakti se SK mori Larsson prej tyre pak kohë më parë, poashtu për ti treguar edhe Lindberg e Alesund se kanë bërë gabim që janë larguar nga ta, apo edhe ndoshta ata janë të uritur për sukses me përbërjen e re dhe do të mund të hakmirren më së shumti në ekipin e SK që shkaktuan kaq shumë ndryshime në përbërje.

Nga ana tjetër, SK ka avantazh në letër, ka info të brendshme rreth fnatic dhe ka marrë rolin udhëheqës në 2011, por ata janë ende duke rënë prapa rivalëve të tyre në suksesin e përgjithshëm në vitet e fundit, e cila është një nga arsyet pse ata bëjnë të gjitha ndryshimet në ekip, kështu që përbërja e re e SK gjithashtu ka shumë për të provuar.

Dhe çfarë mund t'i bëjë tejet interesante këto ndeshje ndërmjet SK e fnatic është fakti pikërisht tek rivaliteti dhe te inati ndërmjet veti, gjë që pa marrë parasysh çmimit e eventit që do të luhet ata do të luajnë lojën e tyre më të mirë. Dhe sigurisht mos harroni të bëni të lirë këtë fundjavë që të mos të lini pa parë ndeshjet më të bukura të eventit.

Por çfarë mendoni ju për rivalitetin ndërmjet SK Gaming e fnatic? Kush do të jetë në krye këtë fundjavë? Bëje komentin tënd këtu dhe jeni me ne së bashku në DreamHack Summer 2011, ku për gjithçka do të jeni të informuar me kohë.

Përgaditi: Luk Haliti (ESK Staff)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
SK Gaming vs fnatic - Rivaliteti i vërtetë - by Jo :) - 04-08-2021, 10:33 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)