Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Virtus.pro prezantojnë ekipin e ri
#1
Virtus.pro kanë vendosur të heqin dorë nga shërbimet e lojtarëve të tyre të më hershëm, ku sot paraqiti një ekip të ri përfaqësues.

Njoftimi i papritur për lirimin e katër nga lojtarët e ekipit të vjetër është bërë nga menaxheri i tyre, Anton "Sneg" Cherepennikov, nëpërmjet një blogu në faqen zyrtare të organizatës.

Cherepennikov nisi duke dhënë arsye për të gjitha ndryshimet në ekip që kanë ndodhur në ekip gjatë vitit të kaluar, duke iu drejtuar çdo anëtari që ka poseduar një rol.

Ndërsa Cherepennikov shpjegoi arsyet se pse disa lojtarë ishin liruar nga detyrat e tyre në ekip, ai vlerësoi gjithashtu lojtarë të tillë si Alexander "Talisman" Talismanov dhe Ivan "F_1N" Kochugov.

[Image: 1277989934.79.jpeg]

Në prill, Virtus.pro morri përsipër lojtarë e organizatës Iron Will, një vendim që shënoi kthimin e organizatës në skenën e Counter-Strike, nga e cila kishin qenë jo aktiv që nga nëntori i vitit 2009.

Skuadra kishte vendosur paraqitjen e tyre të fundit në eventin e ASUS Spring, por shpresat që ata kishin dhe çëllimet e tyre përfunduan shpejtë pasi ata u eleminuan shumë herët, në fazën e dytë të grupeve.

Largimi i ish-ekipit të Iron Will nga USSR për në Virtus.pro, është bërë me një ndryshim në ekip ku kanë larguar lojtarin Alan "Fly" Temirov që e kanë zëvëndësuar me Anton "kibaken" Kolesnikov nga tao.

Virtus.pro tani ka:

[Image: ru.gif] Roman "hacker" Abramov
[Image: ru.gif] Dmitriy "hooch" Bogdanov
[Image: ru.gif] Michael "evil" Garanin
[Image: ru.gif] Vadim "micE" Zimin
[Image: ru.gif] Anton "kibaken" Kolesnikov

[Image: ru.gif] Anton "Cyclone" Lapshenkov (menaxher)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Virtus.pro prezantojnë ekipin e ri - by Jo :) - 04-08-2021, 08:08 PM
Re: Virtus.pro prezantojnë ekipin e ri - by swed - 04-08-2021, 08:15 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)