Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hakersat Lulz Security sulmojnë kompaninë Sony
#1
[Image: f.0603101704391_210.jpg]
Një grup kakersash, të identifikuar si Lulz Security, kanë njoftuar se kanë sulmuar sërish rrjetin e kompanisë Sony, duke vjedhur më shumë se një million fjalëkalime, adresa të postës elektronike dhe informacione të tjera.
Lajmi i publikuar fillimisht në faqen e këtij grupi hakersh, ka bërëxhiron e botës, ndërsa vetë zyrtarët e Sony, janë shprehur të shqetësuar dhe kanë njoftur nisjen e hetimeve për këtë sulm.

“Me një impenjim të lehtë, ne patëm akses në GJITHÇKA. Pse i besoni një kompanie që nuk mbron informacionet e saj edhe ndaj këtyre sulmeve kaq të thjeshta? Me e keqja, është fakti se të dhënat e klientëve, që ne zotërojmë aktualisht, nuk ishin as të kriptuara. E meritonin një sulm të tillë”, - thuhet në komunikatën e grupit të hakersave Lulz Security.

Nëse ky sulm konfirmohet edhe nga Sony, atëherë ai është i dyti brenda një kohe mjaft të shkrutër. Në Prill një grup hakersash anonim, “goditën” rrjetin e lojrave PlayStation duke vjedhur të dhëna personale të përdoruesve të tij. /Telegrafi/
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Hakersat Lulz Security sulmojnë kompaninë Sony - by ArlindXh - 03-26-2021, 11:11 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)