Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Nvidia shpalos GPU të rinj për laptop
#1
[Image: GeForce_GT_130M_3qtr_333663256.jpg&size=article_medium]

Nvidia paralajmëroi një dizajn të ri të GPU-së dhe tre procesorë të rinj të bazuar në këtë avancim.

Dizajni i të riut GeForce 100M-Series GPU fuqizon GPU-të, GeForce G105M, GeForce 110M dhe GeFroce GT 130M, që janë 55%, 35% respektivisht 17% më të shpejtë sesa modelet më të mira të mëhershme të Nvidia-s, në këtë klasë. 100M-Series inkorporon më së miri përparësitë e teknologjisë PhysX dhe stereoscopic 3D, të cilat janë produkte të Nvidia-s.

Numri i bërthamave të procesorëve që në mënyrë të njejtë mund të kenë qasje në GPU përmes interfejsit të softuerit të Nvidia-s, CUDA paralel është rritur prej 8 në 32. GeForce GT 130M do të paraqitet tek produkti i Lenovo-s, IdeaPad Y650. Kurse G110M do të paraqitet tek modelet Lenovo IdeaPad Y550 dhe Y450.

Në bazë të informacioneve të dhëna në CES 2009, pritet që këto produkte të paraqiten në Mars të këtij viti.

Burimi:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pcworld.al/harduer/328-nvidia-shpalos-gpu-te-rinj-per-laptop.html" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pcworld.al/harduer/328-nvidi ... aptop.html</a><!-- m -->
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Nvidia shpalos GPU të rinj për laptop - by iceboy - 03-22-2021, 10:38 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)