Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Delpan nënshkruan me SK Gaming
#1
Drejtori menaxhues i organizatës SK Gaming Alexander "TheSlaSH" Müller ka deklaruar se ylli i fnatic Marcus "Delpan" Larsson ka nënshkruar për ekipin e SK Gaming.

Edhe pse në faqen e SK e fnatic nuk është shkruar asgjë, lajmi i vetëm është bërë nga drejtori menaxhues i ekipit Müller ku ka thënë në Twitter-in e tij: "Delpan ka nënshkruar! Smile".

SK dhe Larsson kanë qenë në bisedime në javët e fundit në lidhje me një lëvizje të mundshme, me Müller që ka deklaruar që ekipit i duhet një lojtarë si Larsson për të zëvëndësuar shpatullat e Robert "RobbaN" Dahlström me awp-n e tij magjike.

[Image: 1288874217.09.jpeg]

Larsson ka luajtur si një zëvëndësim për SK në World Esports Masters​​, duke ndihmuar në fund ekipin për vendin e dytë. Pas eventit, SK vendosi të mos japë atij një marrëveshje të përhershme, të cilën më vonë e bëri atë të shkojë në fnatic.

Ky është lojtari i tretë që migron nga ekipi i fnatic në atë të SK këtë vit, duke ndjekur hapat e Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Patrik "f0rest" Lindberg. Me fnatic, Larsson ka bërë që me debutimin e tij të fitojë IEM5 European Championship, por pastaj ekipi ka dështuar të përsëritë suksesin, duke përfunduar në vendin 5-6 dhe 5-8 në IEM5 World Championship dhe Xperia PLAY, respektivisht.

Ish-talenti dhe ylli i ekipit arCade e Meet Your Makers do të plotësojë vendin e lënë së fundi nga Jimmy "allen" Allen, ku edhe ky i fundit e zëvëndësoi zëvëndësuesin e tij të mëhershëm Dennis "dennis" Edman.

Ardhja e Larsson bën që përbërja e re e SK Gaming të duket kështu:

[Image: se] GeT_RiGhT
[Image: se] face
[Image: se] f0rest
[Image: se] RobbaN
[Image: se] Delpan
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Delpan nënshkruan me SK Gaming - by Jo :) - 03-21-2021, 08:01 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by 06ok - 03-21-2021, 08:11 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by Lizardi - 03-21-2021, 08:13 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by Johan k - 03-21-2021, 08:13 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by slowii - 03-21-2021, 08:29 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by shadowi - 03-21-2021, 08:54 PM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by gambler - 03-22-2021, 07:38 AM
Re: Delpan nënshkruan me SK Gaming - by AuloN- - 03-22-2021, 09:37 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)