Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
mouz & ESC përballen në finale të EPS Germany
#1
Mbërritëm deri në ndeshjen finale në German ESL Pro Series Summer Season 2011, një ndeshje që sheh përballë mousesports dhe ESC Gaming.

Në gjysmë-finale që u zhvilluan të premten në Intel Friday Night Game të Mynihut, filloi me mbajtësit e tanishëm të trofeut nga sezoni i kaluar mousesports kundër Hardware4u. Kjo ndeshje nuk doli të jetë emocionuese, pasi mousesports grimcuan Hardware4u me 16-2 në de_tuscan, e ndjekur nga një fitore me 16-8 në de_nuke.

[Image: unledmu.png]

Në gjysmë-finalen e dytë më pas, ku shihte një duel interesant ishte ESC Gaming dhe Alternate. Të dy ekipet janë takuar tri herë këtë sezon tashmë, dy herë në fazën e grupeve, ku nga një herë fituan secila skuadër, dhe një herë në German League Cup, ku ESC fitoi 16-6 në de_dust2.

Kjo betejë filloi në de_inferno, ku ESC nuk hasi asnjë vështirësi për marrjen e një fitore të qetë, duke fituar me një rezultat prej 16-5. Gjërat u zhvilluan shumë më interesante në mapën e dyte de_tuscan, ku Alternate mori kryesimin duke prodhuar një rezultat 10-5-gjysmën e kohës, pas mbarimit ana e tyre si CT. ESC atëherë luftuan si CT dhe dërguan rezultatin deri në 14-14. Poashtu edhe pas 30 rundave të lojës, ata mbetën të barabartë dhe duhej koha shtesë për të përcaktuar fituesin. Në kohën shtesë ESC ishin shumë më të mirë, pasi fituan 5-0 si CT, dhe një rund si Terroristë, për të përmbyllur ndeshjen me 2-0.

[Image: 41881430.png]

Kjo do të thotë se do të jetë mousesports dhe ESC Gaming përballë njëra tjetrës për trofeun e German ESL Pro Series Summer Season 2011 dhe çmimin prej 10.000€, ndërsa vendi dytë do të fitojë 5.000€ shpërblim për lojën e tyre. Kjo ndeshje do të luhet në finalet e sezonit, duke u zhvilluar më 4-5 qershor në Këln, të Gjermanisë. Në ndeshje do të shihni Fatih "go b" Dayik të kryesojë ekipin e tij të ri kundër ish-ekipit të tij të mousesports.

Ndeshjen për vendin e tretë mes Alternate dhe Hardware4u do të zhvillohet online që shihet se mund të zhvillohet më 25 maj. Ekipi që do të fitojë këtë takim do të fitojë 3.000€, ndërsa vendi i katërt do të marrë 2,000€.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
mouz & ESC përballen në finale të EPS Germany - by Jo :) - 03-07-2021, 10:05 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)