Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Këshilla të përgjithshme Islame
#3
Veprat që lejohen në namaz


”Pejgamberi [alejhi selam] është falur dhe në krahun etij e ka mbajtur Ememeh binti Zejneb binti Resulilah (mbesën e vet),kur ka bërë sexhde e ka leshuar në tokë,e kur është ngritur në këmbë e ka mbajtur përsëri në krahun e tij.'' [Buhariu dhe Muslimi].




Prej veprave që lejohen në namaz janë:

1.Bartja e fëmiut duke qenë në namaz: Lejohet që duke qenë në namaz të bartësh me vete fëmiun në krahun tënd. Dhe kjo gjë nuk e dobëson asgjë namazin tend.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Ebu Katade ku thotë se:”Pejgamberi [alejhi selam] është falur dhe në krahun etij e ka mbajtur Ememeh binti Zejneb binti Resulilah (mbesën e vet),kur ka bërë sexhde e ka leshuar në tokë,e kur është ngritur në këmbë e ka mbajtur përsëri në krahun e tij.'' [Buhariu dhe Muslimi].

2.Ecja e lehtë në namaz nëse ke nevojë për këtë: Lejohet ecja e lehtë duke qenë në namaz nëse ke nevojë për këtë,siç është plotësimi i safave apo lirimi i rrugës aq sa kalon ai që ka nevojë për kalim.Argument për këtë është hadithi që e transmeton Aisheja [radijallahu anha] ku thotë:'' Ka qenë Pejgamberi [alejhi selam] duke u falur në shtëpi e dera ishte e mbyllur,e unë erdha dhe kërkova që të më hap derën,e ai më hapi derën dhe u kthy në vendin e faljen përsëri .(Dhe përshkruhet se dera ka qenë në drejtim të kibles). [Tirmidhiu, Ebu Davudi,Nesaiu,dhe Shejh Albani e ka bërë këtë hadith të mirë (hasen),e disa të tjerë e kanë bërë hadith të vërtetë (sahih)].

3.Pengimi i atij që dëshiron të kalojë para teje kur je në namaz: Lejohet nëse dëshiron dikush të kalojë para teje,e ti je duke u falur, që ta pengosh atë me dorë dhe kjo gjë nuk ta dobëson aspak namazin tend.Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi [alejhi selam] thotë:''Nëse ndonjëri prej jush është duke u falur,mos ta lejon askënd të kalojë para tij''. [Buhariu dhe Muslimi].

4.Mbytja e gjarpërit apo akrepit dhe atyre gjërave që të shqetësojnë në namaz: Nëse je duke u falur në fushë për shembull dhe para teje kalon gjarpëri apo akrepi apo miu apo qeni endacak e të ngjashme,lejohet mbytja e tyre,dhe nuk të prishet namazi,dhe argument për këtë është hadithi i vërtet që transmeton Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] ku thotë se:''Pejgamberi [alejhi selam] ka urdhëruar në mbytjen e akrepit dhe gjarprit duke qenë në namaz (nëse kalon para teje). [Tirmidhiu,Ebu Davudi,Nesaiu].

5.Largimi i këmbëve të atij që është duke fjetur: Nëse je duke u falur dhe dikush flen para teje,dhe këmbët i ka të shtrira para teje apo në vendin ku e bën sexhden,lejohet largimi i këmbëve të tij nëse të pengojnë,dhe nuk ka gjë të keqe.Argument për këtë është hadithi që transmeton Aisheja [radijallahu anha] ku thotë:”(Kam qenë duke flejtur dhe) I kam pasur të shtrira këmbët në drejtim të kibles së Pejgamberit [alejhi selam],e ai ishte duke u falur, dhe kur bënte sexhde m’i largonte këmbët e mia,e kur ngritej në këmbë unë i shtrija këmbët përseri''. [Buhariu dhe Muslimi]

6.Zbathja e nalleve apo të ngjashme me to duke qenë në namaz: Lejohet zbathja e nalleve apo këpucëve e të ngjashme me këto duke qenë në namaz,nëse kërkohet nevoja për këtë si psh: nëse vëren ndytësirë në këpucë apo të pengojnë ato,e të ngjashme.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Seid El-Hudrij [radijallahu anhu] ku thotë:''Një ditë Pejgamberi [alejhi selam] ishte duke u falur me shokët e tij dhe i zbathi nallet e tij dhe i vendosi nga e majta e tij,e kur e panë këtë shokët e tij edhe ata i zbathen nallet e tyre''. (Kjo sepse Pejgamberin [alejhi selam] e lajmëroi Xhibrili [alejhi selam] se kishte ndytësirë nën nallet e tij). [Ebu Davudi]

7.Kthimi i kokës djathtas apo majtas nëse ke nevojë: Lejohet kjo gjë të veprohet në namaz nëse ke nevoj për këtë,dhe nuk e dëmton namazin tend.Argument për këtë është hadithi i vërtetë që e transmeton Xhabiri [radijallahu anhu] ku thotë:''U ankua Pejgamberi [alejhi selam] (nga sëmundjet e tij në fund të jetës së tij) dhe ne u falëm pas tij,e ai falej ulur ndërsa Ebu bekri ia përcjellte zërin e tij (tekbirin e tij),e Pejgamberi [alejhi selam] u kthy nga ne dhe na vërejti neve në këmbë,dhe na bëri me shenjë (me dorë që të ulemi) dhe u ulëm e u falëm me të ulur''. [Muslimi,Nesaiu,Ebu Davudi]

8.Bërja me shenjë apo me dorë atij që të jep selam: Nëse je duke u falur dhe dikush të jep selam,të lejohet ty që t’ia kthesh selamin,por jo me zë por duke i bërë me shenjë me dorë.Argument për këtë është hadithi që transmeton Ibni Omeri [radijallahu anhu] ku thotë:“Doli Pejgamberi [alejhi selam] në xhaminë e Kubasë dhe filloi të falet,dhe i erdhën disa prej ensarëve dhe i dhanë selam,e ai ishte duke u falur,dhe i thashë Bilalit [radijallahu anhu] e si ia kthente Pejgamberi [alejhi sleam] selamin atyre kur ata i jepnin selam? Bilali [radijallahu anhu] tha: Bënte kështu,dhe e shtriu dorën-shuplaka e dorës ishte nga ana e poshtme e shpina e dorës nga sipër. [Ebu Davudi me zinxhirë të vërtetë].

9.Ngritja e kokës nga sexhdeja për të vërtetuar se imami është në sexhde apo është ngritur prej sajë: Lejohet ngritja e kokës nga sexhdeja nëse imami e zgjatë shumë sexhden dhe ti dyshon se imami a është në sexhde apo është ngritur prej sajë,e ndoshta ti nuk e ke dëgjuar për shkak të kallaballëkut si në bajram apo ditë xhumaje,dhe kjo nuk e dëmton namazin tënd.Argument për këtë është hadithi që e transmeton AbduRrahman Ibni Sheded nga babai i tij ku thotë:''Doli Pejgamberi [alejhi selam] për të na falur namazin e jacisë e në dorë e mbante Hasanin apo Husejnin dhe e la atë pranë vete dhe na doli imam,dhe kur shkoi në sexhde e zgjati sexhden shumë,dhe tha (AbduRrahmani) se babai im tha:E ngrita kokën (prej sexhdes për ta shikuar Pejgamberin [alejhi sleam] dhe e pashë ne shpinën e tij një fëmi e ai [alejhi sleam] rrinte në sexhde,dhe unë (thotë babai i AbduRrahmanit) u ktheva përseri në sexhde,e kur e përfunduam namazin njerzit i thanë: O i Dërguar i Allahut ti kur bëre sexhde e zgjate shumë atë (sexhden) saqë menduam se mos të ka ndodhur ndonjë gjë apo mos po të vjen shpallja duke qenë në namaz,e Pejgamberi [alejhi selam] ua ktheu: Asnjëra prej këtyre nuk ishte,mirëpo biri im (nipi i tij) më hypi në shpinë dhe e urrejta që t’ia prishi qejfin atij derisa e përfundoi vet''. [Nesaiu me zinxhir të mirë].

10.Shikimi në mus-haf (Kur'an) për të lexuar prej tij në namaz nafile: Nëse dikush dëshiron që ta zgjatë namazin e tij nafile apo sunet,apo dëshiron ta zgjatë qëndrimin në këmbë mirëpo nuk din shumë Kur'an përmendësh,në këtë rast i lejohet këtij që të lexon prej Kur'anit duke shikuar në të. Argument për këtë është hadithi që e transmeton El-Kasim se Aisheja [radijallahu anha] ka qenë që ka lexuar prej Kur’anit duke u falur në ramazan''. [Abdu Rrezaku dhe Ibni Ebi Davudi në liblin El Mesahif]. Gjithashtu e ngjashme me këtë është edhe ajo që e përmend Buhariu në kapitullin e ezanit nga El-Kasim ku thotë se:”Aishes i ka dalur imam nje rob që i lexonte nga Mus-hafi”.
Këto ishin disa vepra që lejohet njeriu t’i veprojë në namaz nëse kërkohet nevoja,por ka edhe tjera që ne nuk i kemi përmendur si: mbyllja e telefonit,shpëtimi i atij që është duke shkuar në shkatërrim etj.

Dhe në fund: Falenderimi i takon vetëm Allahut të lartësuar..

Marrur nga : <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.feja-islame.com">www.feja-islame.com</a><!-- w -->
[Image: 17wfap.jpg]
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Këshilla të përgjithshme Islame - by doctorx. - 04-03-2020, 08:25 AM
Re: Këshilla të përgjithshme Islame - by doctorx. - 04-03-2020, 08:33 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)