05-02-2025, 01:31 PM
![[Image: 5f6Wll.jpg]](http://imageshack.com/a/img540/4805/5f6Wll.jpg)
1. Më e hollë se sa qimja e flokëve.
2. Më e mprehtë se sa shpata.
3.Shumë e errët, poshtë saj gjendet Xhehenemi i zi si katran,gati për të shpërthyer me furi.
4. Njerëzit ecin nëpër të duke i bartur mbi shpinë gjynahet e tyre.Nëse ato janë të shumta, e ngadalësojnë pronarin e tyre nga ecja, e nëse ato janë të pakta , atëherë njeriu e kalon urën shpejt, sikurse rufeja.
5. Mbi urë gjenden ganxha apo grepa të mëdha e të lidhura, të urdhëruara t'i rrëmbejnë njerëzit sipas urdhrit. Disa do të gërvishten, e disave do të këputet mishi.
6. Dëgjohen zëra të lartë duke bërtitur, nga ata që u rrëshqet këmba dhe bien në zjarrin e Xhehenemit.
7. Atë ditë nuk do të flet askush përveç Pejgamberëve dhe fjalët e tyre do të jenë: "O Zot shpëtim, o Zot shpëtim".
8. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i para do ta kalon Urën e Siratit dhe do të ndalet në fundit e urës, tek dera e Xhenetit, dhe do të shikon se si e vendos këmbën tënde në fillim të urës dhe do të lutet për ty duke thënë: O Zot shpëtim, o Zot shpëtim. amin.


