Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7!
#1
Apple tashmë e ka filluar prodhimin e gjeneratës së re të telefonit të saj iPhone, i cili besohet se do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S, raporton Blooberg.

[Image: 28a8goi.jpg]

Sipas prestigjiozes Bloomberg thuhet se Apple kësaj radhe e ka filluar më herët prodhimin e telefonit të saj të famshëm.

Burimi i njëjtë i informacionit edhe njëherë e konfirmmon se gjenerata e re e iPhone do të vijë me teknologjinë Force Touch, të cilën Apple e ka lansuar së fundmi në pajisjet e tjera sikurse në orën Apple Watch dhe modelin më të ri të MacBook.

Ekrani i pajisjeve të Apple me Force Touch është i ndjeshëm ndaj presionit, që nënkupton se mund të tregojë se sa fort jeni duke e shtypur ekranit, dhe kupton se në cilën pjesë jeni duke e shtypur dhe rrëshqitur mbi të.

Por kjo nuk është hera e parë që flitet për gjeneratën e re të iPhone me Force Touch, pasi ka qenë edhe analisti i famshëm i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka thënë se ky funksion do të jetë njëra ndër risitë kryesore që do t’i sjell modeli i ri i iPhone.

Bloomberg e ka përsëritur se ekranet e modelit të ri të iPhone do të vijnë në dimensionet prej 4.7 dhe 5.5” dhe me pak ndryshime në dizajn nga iPhone 6.

Por, pas Force Touch, iPhone 7 ose iPhone 6S pritet të sjell edhe përmirësime të tjera sikurse kalimi nga kamera me 8MP në atë me 12MP.

Nëse Apple tashmë e ka nisur prodhimin e iPhone-it të ardhshëm kjo domethënë se lansimi i tij zyrtar do të bëhet në shtator, ndërsa i modeleve të reja të iPad në tetor. Por janë edhe disa muaj që duhet pritur, për ta kuptuar edhe më saktë këtë gjë.

Burimi: Telegrafi.com
[legend=]Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo[/legend]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Apple prodhimi i ri Iphone 6s apo 7! - by LiRIM; - 04-23-2025, 11:02 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)