04-04-2025, 08:41 AM
![[Image: pEEJbq6.jpg]](http://i.imgur.com/pEEJbq6.jpg)
- Pas ofrimit të rezolucionit 4K në mars të këtij viti, Google tani ka mundësuar edhe videot në 8K rezolucion. Rezolucioni 4K mund të konsiderohet si standardi i ri për shikimin e videove. Nga fundi i muajit mars, YouTube mundësoi shikimin e videove me rezolucion 4K. Në atë kohë vetëm gjashtë video të realizuara nga stafi i YouTube-it kishin këtë rezolucion.
Tani kompania ka vendosur të mbështesë videot me rezolucion 8K apo 7680 x 4320 pikselë me shpejtësi 30 pamje në sekondë (30 frames per second - fps). Kompania shprehet se videot 8K në fakt janë mbështetur që në vitin 2010, edhe pse tani kanë filluar të ofrojnë këtë opsion tek videot në YouTube.
![[Image: 3OWZJD8.jpg?1]](http://i.imgur.com/3OWZJD8.jpg?1)
- Aktualisht vetëm një video në YouTube mbështet këtë rezolucion. Videoja që demonstron rezolucion 8K është quajtur “Ghost Towns” dhe është regjistruar me kamerë RED Epic Dragon 6K, por është kthyer në 8K rezolucion përmes strukturës së efekteve të Adobe. Ju mund të shihni videon me rezolucion 8K më poshtë.
[video]https://youtu.be/sLprVF6d7Ug[/video]
Copyright © KlanKosova 2015. All Rights Reserved.
every game begins with
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community


