Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Top 8 makinat më të fuqishme në botë
#1
Ka shumë lloje të makinave në ditët e sotme Ja disa nga ato:

Vetura – Koenigsegg One

[Image: 20150301231650520.jpg]

Ajo prodhon 1359 kuaj fuqi me motorin V8. Arrin nga 0 në 400 km/h për 20 sekonda. Në atë është futur teknologjia e fundit dhe pjesët e saj janë bërë me një printer 3D. Tani për tani ka vetëm gjashtë të tilla dhe çmimi i tyre ende nuk është zbuluar.

Aeroplan mallrash

[Image: 20150301231725535.jpg]

Më i madhi, më i gjeri dhe më i fuqishmi nga avionët e mallrave në botë është nga Ukraina dhe është Antonov An-225 Mriya, i cili është 18 metra i lartë dhe ka një hapje të krahëve prej 84 metrash.

Lëvizjen e tij e mundësojnë gjashtë motorët Ivchenko Progress D-18T, duke i dhënë aeroplanit një shtytje maksimale të kombinuar prej 140.580 kilogram-fuqi.

Ky përbindësh ka një peshë prej 640 ton dhe mund të arrijë 850 km/h.

Aeroplan i pasagjerëve

Kapaciteti i tij është deri në 853 njerëz. Ai është Airbus A380, aeroplani më i madh dhe më i fuqishëm komercial për momentin në botë.

Arrin 970 km/h dhe ka një hapje të krahëve pothuajse 80 metra.

Teleskop

[Image: 20150301231752929.jpg]

Teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm në botë është VLT, i cili menaxhohet nga Observatori Evropian Jugor, dhe është i vendosur në shkretëtirën Atacama në Kili.

Ai përbëhet nga katër teleskopët optikë (Antu, Kueyen, Melipal dhe Yepun) ku secila ka pasqyrë primare prej 8.2 milionësh me një kapacitet prej 4 miliardë herë më shumë se syri i njeriut.

Mikroskop

[Image: 20150301231803680.jpg]

Peshon 7 ton dhe është 4,5 metra i lartë. Quhet STEHM dhe është krijuar nga Universiteti i Viktorias në Kanada, me një kosto prej 9.200.000 dollarësh.

Ai ka një rezolucion rreth 20 milionë më të fuqishëm se syri i njeriut.

Kompjuter

[Image: 20150301231813841.jpg]

Ai është në Kinë dhe quhet Tianhe-2.

Është krijuar dhe zhvilluar nga një ekip prej 300 shkencëtarësh dhe inxhinierësh nga Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes dhe Teknologjisë i ndihmuar edhe nga Universiteti Sun Yat-sen.

Shpejtësia e përpunimit te tij është 33,85 petaflops (pothuajse 34 milionë gigaflops) dhe një memorie rreth 1500 Terabytes.

Kostoja e tij është 390 milionë dollarë.

Kamera digjitale

[Image: 20150301231824299.jpg]

Ajo është e dizajnuar për të regjistruar pamje nga thellësitë më të mëdha në botë ato të cilat janë shumë të gjata.

Quhet DECam dhe merr fotot me një rezolucion prej 570 megapixel dhe ka 74 CCDs (pajisje që konverton foton në informacion digjital).

Ajo është e vendosur në Cerro Tololo Inter-American Observatory në malet Andes në Kili.

Anije

[Image: 20150301231833798.jpg]

Anija më e madhe në botë është Triple E. Dimesionet e saj janë 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë dhe 14 metra e thellë.

Ajo është ndërtuar në Koren e Jugut dhe ka një ka motor 32 MegaVat (43.000 hp).

Motorët e anijes janë të dizajnuara me një sistem “Binjak-Helikash” pra dy motorë dhe dy helika(flutura) të gjatë 9,8 metra nga 4 tehe.

Ata janë të prodhuar nga Mecklenburger Metallguss GmbH në Gjermani dhe peshojnë 70 ton secili.
[Image: 4q1dSfP.jpg]

A jeni me mu AAAAA sjeni me mu, lirisht muni n'kome mu qu mu rrreshtu edhe krejt n'ka* me shkuu.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Top 8 makinat më të fuqishme në botë - by dennzitO - 12-25-2024, 03:50 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)