10-13-2024, 10:19 AM
iceboy Wrote:un pe kuptoj qa ke dasht me than edhe e kom lexu krejt artikullin un veq u nala te puna e alfabetit se ska shansa ata me pas msu me alfabet shqip kur ai u zbulu me 1844 ata kan shkru me alfabet latin sigurisht qekjo ke krejt esenca un spo thom qe skan kurrfar rendsie kto shkolla se nashta prej arkivave t humbun dalin shum gjana t rendesishme ama epitetin si shkolle e pare origjinale shqipe nuk mujn me ja marr shkolles s korqesllekko Wrote:u keqkuptu kjo histori shume.esht e vertete qe ka pas shkolla shqipe shum kohe ma para 1887 bile nashta edhe para 1632 ama rendsia e mesonjtores t korqes esht se u msu me alfabet shqip se per shkolla t mahershme esht dit edhe ma heret po asnjona smunet me pas rendesine e ksaj shkolle per qata nuk permenden shum zbulimet e ksolloj shkollave
Pe shoh qe nuk e ki lexu artikullin, po ki komentu qato çka i din pej ma heret.
Aty tha:
Quote:Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638.
Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai.
Edhe poashtu osht msu alfabeti e gjuha shqipe me gramatikë! Nese e lexo artikullin, ka fundi e sheh qe thot:
Quote:Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.
Qe dmth mi hap arkivat, dalin edhe shum sene tjera qe na nuk i dim! Jo veç n'lidhje me arsimimin, po edhe me fene e kombin ton Shqiptar (qe jem kon PAGAN, jo besimtar as ateista).
Po per me u diskutu per kto sene, me hap debat per kto tema, duhet me kan njerzt e ati niveli, e jo njerz qe nuk din tjeter, veç "Ti je ateist, s'je njeri!".

