07-02-2024, 06:38 PM
![[Image: live-apple-prezanton-iphone-6-dhe-iphone-6-plus_hd.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/mobile/live-apple-prezanton-iphone-6-dhe-iphone-6-plus_hd.jpg)
Apple ka prezantuar iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të cilët CEO i Apple, Tim Cook, i ka quajtur "iPhone-ët më të mirë" që kompania ka prodhuar ndonjëherë.
Apple i bëri publik dy modelet e reja të iPhone, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe të dy modelet vijnë me ekranin e bazuar në Retina HD.
iPhone 6 është i hollë vetëm 6.9mm, ndërsa iPhone 6 Plus ka 7.1mm hollësi, ndërsa iPhone 6 Plus ofron edhe këndin e ri të shikimit - landscape.
iPhone 6 sjell ekranin me diagonalen prej 4.7”, ndërsa iPhone 6 Plus vjen me madhësinë e ekranit prej 5.5” që e bën këtë pajisje fabletin e parë të Apple. Rezolucioni i iPhone 6 sjell 1334 x 750 piksel, ndërsa ai i iPhone 6 Plus ofron 1920 x 1080 piksel.
![[Image: iphone6.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/iphone6.jpg)
iPhone 6 mbështetet nga procesori i ri i Apple, A8 që i jep shpejtësi deri në 25 për qind më të madhe procesorit, dhe deri në 50 për qind më shumë shpejtësi grafikave të telefonit.
Modelet e reja të iPhone 6 vijnë me lidhjet 802.11ac WiFi, ndërsa përfshijnë edhe thirrjet në WiFi, me një grumbull tiparesh të reja të avancuara edhe për kamerë.
iPhone 6 ofron kamerën me 8MP iSight, 1.5µ pixels, ƒ/2.2, ndërsa e njëjta sjell edhe sensorin e ri me Focus Pixels, të cilat janë të dizanuara ta përmirësojnë fokusimin, një tipar për të cilin Apple thotë se më herët është përdorur vetëm në kamerat DSLR.
![[Image: 2617890-8388927283-iphon.jpg]](http://static4.gamespot.com/uploads/screen_kubrick/1539/15391776/2617890-8388927283-iphon.jpg)
Apple poashtu i prezantoi çmimet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
iPhone 6 do të kushtojë 199 dollarë për versionin me 16GB, 299 dollarë për versionin me 64GB dhe 399 dollarë për versionin me 128GB. Ndërsa, iPhone 6 Plus fillon prej 299 dollarë për versionin me 16GB. Të gjitha këto çmime janë për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare.
Pas refuzimit të kahmotshëm për integrimin e teknologjisë së pagesave mobile, NFC, Apple tani është dorëzuar, pasi që iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus sjellin protokolin e ri në telefon, dhe kanë të ndërtuar tërë sistemin e pagesave mobile në të, i cili është funksional me një numër të partnerëve të kompanisë Apple.
![[Image: apple-iphone-6-r5.jpg]](http://cdn2.gsmarena.com/vv/pics/rumored/apple-iphone-6-r5.jpg)
![[Image: apple-iphone-6-r4.jpg]](http://cdn2.gsmarena.com/vv/pics/rumored/apple-iphone-6-r4.jpg)
![[Image: f1k70rK.jpg]](http://i.imgur.com/f1k70rK.jpg)
Çipi i ri 64-bit A8 ka dy miliardë tranzistorë, dy herë më shumë se çipi A1. Kjo do të lejojë që shpejtësia e celularit të jetë 25% më e madhe.
Sa i përket baterisë, të dy iPhone-ët do të kenë një jetëgjatësi më të mirë, duke përfshirë 50 orë të ndëgjimit të muzikës dhe 11 orë të video shikimeve në iPhone 6
![[Image: 24316500_24325900.jpg]](http://media.lajmi.net/media/image/201409/w670/24316500_24325900.jpg)
![[Image: 18362900_18372900.jpg]](http://media.lajmi.net/media/image/201409/w670/18362900_18372900.jpg)
Më shumë rreth përformancave te iPhone 6 kliko këtu
Më shumë rreth përformancave te iPhone 6 Plus kliko këtu
Apple iOS 8 do të jetë në dispozicion për shkarkim nga 17 shtatori
![[Image: live-apple-ios-8-do-t-euml-vij-euml-m-eu...tor_hd.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/softuere/live-apple-ios-8-do-t-euml-vij-euml-m-euml-17-shtator_hd.jpg)
Siç është pritur për një kohë të gjatë tashmë, Apple sot e ka zbuluar edhe orën e saj të mençur, Apple Watch. The Apple Watch do të jetë në dispozicion në tri versione, duke përfshirë Apple Watch, Apple Sport dhe Apple Edition.
![[Image: live-apple-prezanton-or-euml-n-watch_hd.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/multimedia/live-apple-prezanton-or-euml-n-watch_hd.jpg)
Burimi: telegrafi.com / lajmi.net
http://www.apple.com/iphone-6/
every game begins with
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community


