Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
A u lejohet grave t'i përshëndesin meshkujt me dor ?
#1
Nuk lejohet per nje besimtar-e i cili beson Allahun dhe diten e gjykimit, te ua jap doren apo ti pershendes me dore femrat apo femra meshkujt,argument per kete eshte hadithi qe e transmeton Makal ibn Jesar se Pejgamberi s.a.v.s ka thene:
"Me mire per dike nga ju eshte qe ti ngul nje hekur ne koke vetes se tij se sa te preke ate qe nuk e ka mahram" (Taberaniu, shejh Albani ka thene se hadithi eshte sahih)
Gjithashtu transmeton Aisheja r.a se kur kan ardhur grat e besimtareve per t'ia dhene besen pejgamberit s.a.v.s, Pejgamberi s.a.v.s nuk ua ka dhene doren,thot Aisheja r.a "Vallahi dora e Pejgamberit s.a.v.s nuk ka prekur asnjehere grua,te cilen e ka pasur hallall ta martoje" (Muslimi)

Mendimi i 4 medhhebeve per dhenien e duarve femrave:

1. Medhhebi Hanefi

Ka thene ibn Nexhimi: "Nuk i lejohet mashkullit ta prek fytyren dhe as doren e nje femre (jo mahrem,te cilen e ka te lejuar ta martoj)" (Shih librin: Bahru Raik 8/219)

2. Medhhebi Maliki

Ka thene Muhamed ibn Ahmed: "Nuk i lejohet mashkullit ta prek fytyren dhe as doren e nje femre (jo mahrem,te cilen e ka te lejuar ta martoj) dhe as ta vendos doren e tij mbi doren e saj, Aisheja r.a ka thene: "Nuk ja ka dhen besatimin Pejgamberi s.a.v.s asnje femre duke ia prekur doren asaj,mirepo besatimi ka qen vetem me goje" (Shih librin: Menhul Xhelil Sherh Muhtesar El Halil 1/223)

3. Medhhebi Hambeli

Ibn Feleh ka thene: "Eshte pyetur Imam Ahmedi (Ahmed ibn Hambeli) se a lejohet ta prek mashkulli doren e nje gruaje? ka thene JO. Pastaj eshte pyetur: e nese e prek doren e saj mbi nje petk? ka thene: JO. (Shih librin: Adab Esh-sherijje 2/257)

4. Medhhebi Shafi

Velijuddin el Iraki ka thene: "Nuk lejohet prekja e dores se femres,Pejgamberi s.a.v.s asnjehere nuk e ka prek doren e asnje femreje perveq grave te tij apo ndonjne robresheje te tij,gjithashtu ka hadithe te shumta te cilat e ndalojne nje gje te tille" (Shih librin: Tarhu Tethrib 7/45,46)

Pra nga keto hadithe kuptojme se nuk lejohet dhenja e dores apo prekja e femrave.

Selamu Alejkum.
Burimi i Lajmit forum kurandhe sunet
C'do Shpirt do ta shijoje VDEKJEN
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
A u lejohet grave t'i përshëndesin meshkujt me dor ? - by GeneraL-x - 05-30-2024, 10:16 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)