Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
iOS 8 vs iOS 7 : Ndryshimet nga ana grafike
#1
Në pamje të parë nuk ka ndryshuar shumë, por për sa i përket funksioneve ka vërtetë shumë të reja interesante. Le t'i zbulojmë sëbashku ndryshimet grafike midis iOS 7 dhe iOS 8.
-1. Kërkimi Spotlight: Tani Spotlight do të kërkojë atë që shkruani, jo vetëm në pajisjen tuaj, por edhe në App Store, Wikipedia, etj... dhe në këtë mënyrë mund të gjeni materialet që po kërkoni.
[Image: 1.1.jpg]
[Image: 1.2.jpg]
-2. Përgjigje e shpejtë: Me iOS 8 do të keni mundësinë t'i përgjigjeni mesazheve direkt nga lockscreen ose t'i shënoni si të lexuar. Mund të përgjigjeni në mënyrë të shpejtë edhe ndërsa jeni duke përdorur pajisjen tuaj, thjeshtë duke bërë një slide poshtë njoftimit.
[Image: 2.2.jpg]
[Image: 2.1.jpg]
-3. Mesazhet vokale dhe videomesazhet: Me iOS 8 tani do të keni mundësinë të dërgoni mesazhe vokale dhe videomesazhe të gjithë kontakteve iMessage. Çdo gjë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë.
[Image: 3.1.jpg]
- 4.Quicktime prediction: Tani tastiera e Apple është në gjëndje të parashikojë çfarë fjale keni ndërmend të shkruani. Duke përdorur këtë funksion do të keni mundësi të shkruani më shpejt mesazhet dhe email-et tuaja.
[Image: 4.jpg]
-5. Tastiera e palëve të treta: Tani mund të përdorni tastiera të palëve të treta ashtu siç bëni me atë origjinalen: do të jenë të disponueshme në App Store tastiera të tjera që do të zëvendësojnë atë zyrtaren e Apple.
[Image: 5.jpg]
-6. iMessage - Mesazhe në grup: janë shtuar disa mundësi të reja për chat-in në grup të iMessage. Tani mund të vendosni nëse dëshironi të ç'aktivizoni njoftimet e një bashkëbisedimi, të ndani pozicionin tuaj live ose të largoheni nga një bisedë.
[Image: 6.1.jpg]
[Image: 6.jpg]
-7. Përgjigje të shpejtë edhe nëpërmjet njoftimeve: Mund t'i përgjigjeni mesazheve tuaja edhe në stil BiteSMS.
[Image: 7.jpg]
-8. Kontaktet e prederuar dhe të fundit në Multitasking: Tani mund të keni qasje direkt me kontaktet tuaja të preferuara dhe ato që keni kontaktuar sëfundmi, direkt nga Multitasking.
[Image: 8.jpg]
-9. Njoftimet interaktive: aplikacionet e sistemit dhe ato të palëve të treta më në fund mund të integrojnë një sistem për të parë dhe për t'iu përgjigjur me shpejtësi njoftimeve. Një funksion që i përshpejton me të vërtetë shumë veprimet.
[Image: 9.jpg]
-10. Siri takon Shazam: tani mund të gjeni një këngë duke përdorur asistentin vokal Siri. Tani Siri do të kryejë të njëjtin funksion që kryen Shazam.
[Image: 10.jpg]
-11. Notification Center më i pasur: Tani në Qëndrën e Njoftimeve janë shtuar widget për aplikacionet e palëve të treta falë të cilave mund të qëndrojmë gjithmonë të informuar rreth rezultateve sportive, motit, lajme, etj...
[Image: 11.jpg]
-12. Spotlight në Safari: Safari është pasuruar me funksionet e Spotlight për kërkimin e materialeve.
[Image: 12.jpg]
-13. Kërkim i versionit desktop: Tani Safari mund të kërkojë të shikoni versionin desktop të çdo faqeje që ju vizitoni. Një funksion i domosdoshëm sidomos për ato faqe që janë me pagesë në versionin e tyre mobile për smartphone.
[Image: 13.jpg]
-14. Share në Safari i përmirësuar: Mund të organizoni sipas dëshirës menunë që lejon të bëni share materialeve. Kështu mund të keni një menaxhim më të organizuar.
[Image: 14.jpg]
-15. Është përmirësuar aplikacioni Mail: Janë shtuar disa funksione interesante në stilin MailBox. Aplikacioni Mail është tani me të vërtetë i kompletuar.
[Image: 15.jpg]
-16. Është përmirësuar aplikacioni Camera: Janë shtuar disa funksione si për shembull timer për të bërë auto-shkrepje dhe rregullim manual të ekspozimit. Funksioni time-lapse për videot.
[Image: 16.1.jpg]
[Image: 16.jpg]
-17. Editing foto është përmirësuar: Janë shtuar disa funksione të avancuara për modifikimin e fotove direkt nga aplikacioni i fotove të iOS.
[Image: 17.jpg]
-18. Family Sharing: Është shtuar funksioni për të përdorur një kartë krediti për të gjitha blerjet. Mund të kontrolloni blerjet e të gjithëve dhe materiale që shkarkojnë fëmijët tuaj.
[Image: 18.jpg]
-19. Health: Ky aplikacion do ju lejojë të monitoroni aktivitetin tuaj fizik dhe funksionet jetësore. Çdo gjë nëpërmjet aksesorëve të palëve të treta, në pritje të aksesorëve origjinalë Apple.
[Image: 19.jpg]
-20. Monitorim i avancuar i baterisë: Cili aplikacion konsumon më tepër bateri? Me iOS 8 mund ta zbuloni.
[Image: 20.jpg]
Deri me tani kjo eshte e tera rreth grafikes dhe ndryshimeve te iOS 8 nga ai iOS 7 .Vertet nje iOS i jashtzakonshem . Priten hala te reja keshtu qe qka ka te reja ju njoftoj
[edit]Burimi: iPhoneAlbania [/edit]
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=dMqm2s_Y79o[/youtube]

1+ THANKS
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
iOS 8 vs iOS 7 : Ndryshimet nga ana grafike - by b|g bo0s| - 04-10-2024, 03:23 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)