Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
iPhone 6 mund të dalë në treg më 19 shtator ©
#1
Pak nga pak janë zbuluar pothuajse të gjitha veçoritë e iPhone 6 të Apple-it. Disa prej tyre mund të kenë qenë thjesht thashetheme, por ka pasur edhe informacione që janë konfirmuar nga burime të besueshme të kompanisë. Dhe njëri nga këto informacione lidhet me datën kur do të dalë në treg kjo pajisje.

Disa raportime, që vijnë nga Gjermania, bëjnë me dije se kompania gjermane dhe njëkohësisht gjiganti i telekomunikacionit në vend i ka thënë stafit të saj se telefoni inteligjent i ardhshëm i Apple-it, iPhone 6, do të lëshohet zyrtarisht më 19 shtator.

[Image: 1800421_788082574535591_2208293834442950826_n.png]

Është sigurisht e pabesueshme të mendosh që Apple mund t’i ketë treguar një partneri të saj rreth datës së daljes në treg të kësaj pajisje. Ndoshta mund të jetë edhe një supozim nga ana e dyqanit gjerman, meqë Apple gjithmonë i ka prezantuar pajisjet e saj në shtator. Edhe vitin e kaluar bëri të njëjtën gjë, kështu që ajo do të vazhdojë të ndjekë traditën.

Apple pritet të prezantojë dy modele të reja iPhone këtë vit. Flitet se njëri model do të jetë 4.7 inç dhe do të dalë më herët në treg, ndërsa modeli tjetër do të jetë 5.5 inç dhe do të dalë në muajin shtator. Megjithatë asnjëra nga këto nuk është konfirmuar nga Apple.
(GJBI)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
iPhone 6 mund të dalë në treg më 19 shtator © - by -M- - 03-22-2024, 01:31 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)