03-19-2024, 11:32 PM
Quote:
doctorx. Wrote:3 shafitjet e tokes
Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi "Muhamedi alejhi selam te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na tha: "Ç’jeni duke përkujtuar?" Thamë: "Po përkujtojmë Ditën e Kiametit." Tha Ai: "Ai (kiameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja." E i përmendi ato: tymi, Dexhali, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait alejhi selam, je'xhuxhët dhe me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës- një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik-, ndërsa e fundit nga ato është zjarri që del nga Jemeni, i cili i dëbon njerëzit në vendtubimin e tyre."
Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës, mirëpo ne nuk dimë për radhitjen konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diçka të prerë për radhitjen e tyre, megjithatë ne po paraqesim një renditje të shenjave të mëdha të Kiametit sipas mendimit tonë personal, e Allahu e di më së miri. E, ajo renditje është kështu siç do t’i shihni ne vijim veç e veç çdo shenjë me hadithe dhe me komentime për secilën.
1. Shafitja e parë e tokës në lindje
2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik
Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit alejhi selam se "Nuk do të ndodhë kiameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës): një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik".
Transmeton Bukajretu, se e dëgjoi Muhamedin alejhi selam duke thënë: "O ju (që jeni të pranishëm), kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medinës), kiameti veç u afrua, atëherë."
Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet e tjera të tokës, siç kuptohet nga ky hadith, do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore.
Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës për të cilat njerëzit do të flasin.
Hallall te koft bre vella Zoti te shperbleft <3
C'do Shpirt do ta shijoje VDEKJEN

