02-19-2024, 05:35 PM
Nexus 5 ka qenë një prej produkteve më të përshtatshme të ofruara gjatë 2013-ës dhe mesa duket Google ka në plan të ofrojë një smartfon të ri ekonomik që në vazhdimësi do mund të konsiderohet si më i përshtatshmi. Sipas një prej raportimeve më të fundit të Taiwan’s Economic Daily News, Google do të përdorë një proçesor Media tek 64-bit për smartfonin e ardhshëm Nexus që shpesh i referohen si “Nexus 6”.
Në qoftë se ky raportim është i saktë, atëherë Nexus-i i ardhshëm do të disponojë një proçesor me 4 bërthama 64-bit MT6732 (1.5 GHz) ose një proçesor me 8 bërthama MT6752 SoC me frekuencë 2.0GHz. Secili prej tyre është shumë i fuqishëm për një pajisje që supozohet të jetë ekonomike.
![[Image: 10154378_770588212951694_6771690521590640801_n.jpg]](https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/t1.0-9/10154378_770588212951694_6771690521590640801_n.jpg)
Për ata që nuk kanë shumë njohuri në këtë drejtim, çipet me më tepër bite mund të përballojnë më tepër memorie. Kjo do të thotë se një çip 32-bit është dizajnuar për të përballuar adresa memorie deri në 32 bit, ndërsa një çip 64-bit është dizajnuar për të përballuar adresa deri në 64 bit.
Me përmirësimin e mëtejshëm të harduerëve ky parametër do të bëhet gjithnjë edhe më i rëndësishëm dhe me kalimin e kohës do të vëmë re së në treg do të lançohen pajisje me 4 GB RAM. Me lançimin e ardhshëm të Android në fund të këtij viti, pritet që Google të shtojë suportin për çipet 64- bit. Ndërkohë, Apple ka qenë kompania e parë që ka hedhur në treg një smartfon me procesor 64-bit (iPhone 5s). (PCWorld Albanian)