Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi.
#9
Thotë Allahu i Lartësuar: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6)

Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, është pyetur rreth domethënies së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjigjur: "Betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka zot tjetër, kuptimi i kësaj është "kënga".

Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehenemi, shpërblim i plotë. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre,..." (El-Isra, 63-64). Ibën Abbasi dhe Muxhahidi kanë thënë: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argëtimet."

Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur kalojnë pranë të kotës (lagv), kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkanë, 72)

Dijetarët dhe komentuesit e Kuranit, ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhebi, kanë thënë: "El-lagv është kënga.” Ndërsa Kurtubiu thotë: "El-lagv është çdo gjë e përçmuar prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argëtimet etj..”

Hadithi të cilin e transmeton Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Do të ketë në këtë umet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzikë (el-meazif).” (Hadith i saktë, e nxori Termidhiu etj., dhe i vërtetuar nga Albani.)

Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Nga umeti im do të ketë njerëz që do ta pinë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do ta shafitë (lëshojë) tokën dhe prej tyre do t'i shndërrojë në majmunë dhe derra." (Hadith i vërtetë, i nxjerrë nga Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu Ahmed Ibn Hanbeli, ibën Maxhe dhe Et-Taberaniu, Nesaiu, Imam Maliku, kurse e vërtetuan hadithin Sheikh Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajim el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi, Emir Salani.)
[align=center]Pendohu edhe nese mekatet te kanë mbuluar
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Re: Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi. - by bAz - 02-17-2024, 08:32 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)