02-16-2024, 12:18 PM
Kompania e njohur finlandeze Nokia porsa ka bërë zyrtar lajmin për kompletimin e shitjes tek Microsoft, përkatësisht njësisë së saj Devices & Services.
Shitja tek Microsoft është aprovuar nga Nokia, si dhe nga agjencitë rregullatore por edhe ato qeveritare në të gjitha vendet ku Nokia është prezente.
Presidenti dhe drejtori i Nokia-s, Stephen Elop tani do të shërbejë si zëvendës drejtor ekzekutiv në Microsoft Devices Group, dhe do të raportojë tek drejtori i kompanisë Microsoft Satya Nadella.
![[Image: FPLK9SW.jpg]](http://i.imgur.com/FPLK9SW.jpg)
Ai do të jetë përgjegjës për telefonat mobile Nokia, markën Lumia të telefonave dhe tabletëve, harduerin e Xbox, si dhe linjën por edhe produktet sikurse Surface, Perceptive Pixel (PPI).
Në shtator të vitit të kaluar, njësia e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së ishte vlerësuar me 3.79 miliardë euro, ndërsa Microsoft ka njoftuar se do të shpenzojë edhe 1.65 miliardë tjera për përvetësimin e patentave të Nokia-s.
Totali i shumës që do ta arrijë kjo marrëveshje do të jetë 5.44 miliardë euro, të cilat do të paguhen në kesh.

Quote:Burimi: Telegrafi